13 October 2023, 16:43
Nga r.ll
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident rrugor është raportuar ditën e sotme pranë mbikalimit në Savër, në aksin nacional Lushnje–Fier.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njër-tjetrën dhe se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane, e cila ishte pasagjere dhe 2 fëmijë, nxënës shkolle.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit është mosrespektimi i rregullave në qarkullim.
Sipas policisë dy automjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Një nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.
Një nga shoferët është Bilbil Zeqo, i cili kishte në automjet tre nxënës, nipërit e tij dhe po i dërgonte në shtëpi, kur është goditur në anën e derës nga mjeti tjetër që drejtohej nga Oliks Stefanaj nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane. Policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
aksident ne lushnje
Aktualitet
13 October 2023, 16:04
I.A
Foto Ilustruesee
MARINZË- Tre vatra zjarri janë ndezur ditën e sotme në Marinzë të Fierit. Mësohet se në vendn...
Aktualitet
13 October 2023, 15:22
I.A
Komisariat
SHKODËR- Pesë punonjës policie në Shkodër u pezulluan nga detyra pas një vendimi të gjykatës, e cila ka ...
Aktualitet
13 October 2023, 15:17
h.k
Prokuroria
TIRANË-Olger Eminaj dhe Vatë Staka janë dy anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë t&e...
Aktualitet
13 October 2023, 14:39
h.k
Policia greke
GREQI-Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Lamia, të Greqisë nën akuzë...
Aktualitet
13 October 2023, 14:22
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një 31-vjeçar është vendosur në pranga nga Policia e Tiranës ditën e sotme i akuzuar p&eu...
Aktualitet
13 October 2023, 14:01
Nga Emi Kalaja
Emi Kalaja
TIRANË- “Në provincë gratë nuk dinë të bëjnë politikë , punë shtëpie dhe boll&...
Aktualitet
13 October 2023, 13:44
A.B
TIRANË-Moisi Duda është anëtari i parë i zgjedhur ditën e sotme në zgjedhje e Asamblesë së Përgjithshme e Pr...
Aktualitet
13 October 2023, 13:11
h.k
Gjykata e Shkodrës
SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka njoftuar vendimin e pezullimit të pesë punonjësve të...
Aktualitet
13 October 2023, 12:41
Elton Qyno
Erion Alibej
ELBASAN-Vrasja e Regis Runaj, në 29 korrik 2019 është vlerësuar në gjykatën e Posaçme SPAK, si një ...
Aktualitet
13 October 2023, 12:23
Emiljano Nina
TIRANË-Emiljano Nina, 28-vjeçari i arrestuar për aksidentit e ndodhur në 23 Gusht në digën e Liqenit të...