LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasje për pagat e gjyqtarëve, KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni pagat e gushtit

Në shkresën zyrtare, KLGJ thekson se listëpagesat e muajit gusht 2026 janë hartuar dhe dorëzuar pranë degëve përkatëse të Thesarit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

3 September 2026, 17:34 Nga E. D
Përplasje për pagat e gjyqtarëve, KLGJ letër Ministrisë
foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) i është përgjigjur Ministrisë së Financave, pas deklaratave se pagat e magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë nuk janë bllokuar, por se KLGJ dhe KLP kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi një metodologji të ndryshme nga ajo që aktualisht është në fuqi. Në shkresën zyrtare, KLGJ thekson se listëpagesat e muajit gusht 2026 janë hartuar dhe dorëzuar pranë degëve përkatëse të Thesarit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pra, sipas KLGJ-së, pagat e administratës gjyqësore dhe të personelit mbështetës nuk preken nga Vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese dhe as nga Vendimi nr. 435, datë 26.08.2026 “Për miratimin e pagës referuese bazë për Magjistratin (Gjyqtar)”. KLGJ nënvizon më tej se listë-pagesat mujore dhe urdhër-shpenzimet përkatëse përgatiten sipas strukturave organizative të miratuara të njësisë shpenzuese, bazuar në listë-prezencën mujore të hartuar nga strukturat përgjegjëse për burimet njerëzore.

Letra e Plotë:

Në përgjigje tuajës nr. 14110, datë 02.9.2026, protokolluar me tonën nr. 4395/1, datë 03.9.2026, me anë të së cilës pasi keni bërë një analizë të situatës aktuale ligjore dhe të praktikës së ekzekutimit të shpenzimeve buxhetore, ndër të tjera na sugjeroni, që Këshilli i Lartë Gjyqësor, të marrë masat në fushën e përgjegjësisë sonë për paraqitjen pa vonesë pranë strukturave përkatëse të Thesarit, të listëpagesave dhe urdhërshpenzimeve për muajin gusht 2026, sipas parametrave të
përdorur në listëpagësën e muajit korrik 2026 dhe duke theksuar se edhe vetë Gjykata Kushtetuese ka paraqitur listëpagesë e cila është përpunuar rregullisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor ju bën me dije si më poshtë vijon; së pari; në lidhje me citimin tuaj se, në disa raste, dokumentacioni i paraqitur ka përfshirë në të njëjtën listëpagesë dhe urdhërshpenzim si pagat e magjistratëve, ashtu edhe ato të nëpunësve të administratës gjyqësore dhe të administratës së prokurorisë, si dhe të personelit tjetër mbështetës.

Për rrjedhojë, nevoja për verifikimin e pjesës së dokumentacionit që reflektonte ndryshimin e pagës referuese ka ndikuar edhe në përpunimin e pagave të këtij personeli, ju bëjmë me dije se në çdo rast listëpagesat mujore dhe urdhërshpenzimet përkatëse (të cilat ndahen vetëm sipas bankave, në të cilën magjistrati apo punonjësi ka numrin e vet të llogarisë), përgatiten sipas strukturave organizative të miratuara të njësisë shpenzuese (KLGJ dhe gjykatat e të tre niveleve), bazuar në listëprezencën mujore, të hartuara nga struktura përgjegjëse për burimet njerëzore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe gjykatat e të tre niveleve, kanë hartuar dhe dorëzuar pranë Degëve të Thesarit përkatëse, listëpagesat e muajit gusht 2026 në përputhje me legjislacionin në fuqi, në zbatim të fuqisë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke garantuar paprekshmërinë e pagës së gjyqtarit si dhe brenda buxhetit të miratuar dhe planit të thesarit për vitin 2026, në shpenzime personeli. së dyti; në lidhje me citimin tuaj se, strukturat e Thesarit kanë vijuar me verifikimet përkatëse, me qëllim garantimin e ligjshmërisë së shpenzimit, trajtimin e njëtrajtshëm të institucioneve dhe shmangien e praktikave të ndryshme për të njëjtën kategori përfituesish.

Ky proces verifikimi nuk ka pasur dhe nuk ka për objekt bllokimin e pagave apo pengimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por verifikimin e bazës juridike dhe garantimin e një praktike të njëtrajtshme në ekzekutimin e shpenzimeve buxhetore, ju bëjmë me dije se, sikurse dihet degët e thesarit në procesin e ekzekutimit të shpenzimeve për paga, gjithmonë kryejnë ndër të tjera verikimin e planit të thesarit dhe limitit mujor të miratuar, në shpenzime personeli, për çdo njësi shpenzuese.

Kjo procedurë është ndjekur edhe për ekzekutimin e pagave të muajit gusht 2026 në disa gjykata (Durrës, Fier, Gjirokastër) ku listëpagesat mujore dhe urdhërshpenzimet përkatëse, janë verifikuar dhe miratuar nga strukturat përgjegjëse në degët e thesarit, vërtetuar kjo me dokumentacionin e vulosur nga degët e thesarit, por janë bllokuar në bankat përkatëse. së treti, në lidhje me citimin tuaj se, Ministria e Financave nuk vë në diskutim karakterin përfundimtar dhe detyrues të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, por në të njëjtën kohë, vëren se në arsyetimin dhe dispozitivin e këtij vendimi Gjykata Kushtetuese i ka ngarkuar Kuvendit detyrimin për miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për përshtatjen e pagës së
magjistratëve me standardet kushtetuese. etj.,,,ju bëjmë me dije se në të njëjtën linjë duhet të konsideroni që Këshilli i Lartë Gjyqësor respektoi dhe zbatoi fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktuar në nenin 132 paragrafi i parë, të Kushtetutës ku parashikohet se: "Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim ", nenin 76, paragrafi i parë të ligjit nr. 8577/2000, që përcakton se: "Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim".

Vendimi nr. 15, datë 17.02.2026, i Gjykatës Kushtetuese, krijoi një situatë ligjore dhe buxhetore që ka të bëjë me formulën e pagës së gjyqtarëve, duke filluar nga data 1 gusht 2026. Meqenëse kjo situatë prek drejtpërdrejt fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garancinë e paprekshmërisë së pagës së gjyqtarit sipas nenit 138 të Kushtetutës dhe marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Vendimin nr. 435, datë 26.08.2026 duke konkretizuar
dhe unifikuar zbatimin e detyrimit kushtetues dhe sipas arsyetimit të Vendimit nr. 35/2022 të
Gjykatës Kushtetuese.

Fuqia detyruese e vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të thotë se as Kuvendi, as Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave apo çdo organ tjetër shtetëror nuk mund të rihapë, rivlerësojë ose relativizojë atë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur përfundimisht. Kuvendi mund të ushtrojë vetëm hapësirën normuese që vetë vendimi i ka njohur, ndërsa organet e ekzekutivit mund të përcaktojnë mekanizmat e nevojshëm për ekzekutimin e tij. Vënia në diskutim ose pezullimi administrativ i efekteve të një vendimi të tillë do të cenonte drejtpërdrejt nenin 132 të Kushtetutës, autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe parimin e shtetit të së drejtës.

Për rrjedhojë, mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në të drejtën e një organi të ekzekutivit për të pezulluar efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Një përfundim i kundërt do ta bënte fuqinë detyruese të vendimit kushtetues të varur nga vullneti i organit që duhet ta zbatojë. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka përcaktuar pagat e magjistratëve (gjyqtarë) por ka zbatuar referencën juridike të trajtimit financiar të tyre që është Kushtetuta, neni 138, ligji për statusin e
magiistratëve dhe standardet detyruese të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese në vendimet nr.
35/2022 dhe nr. 15/2026.

Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 435/2026, nuk ka krijuar një politikë të re page dhe nuk ka zëvendësuar Kuvendin në ushtrimin e kompetencës ligjvënëse, por u miratua në kushtet si vijon: në - Fjalia e parë, e shkronjës "a", të nenit 1, si dhe të pikës 2, të nenit 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.5.2023, "Për një ndryshim në ligjin 96/2016, 'Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar", sipas së cilës përllogariteshin pagat e gjyqtarëve dhe funksionarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është shfuqizuar si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

- Kuvendi nuk veproi me miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për rregullimin e pagave të magjistratëve sipas arsyetimit të këij vendimi, brenda afatit të përcaktuar datë 31.7.2026. - Sipas referencës së analizuar në vendimin nr. 35/2022, të kësaj Gjykate (paragrafi 110 i vendimit nr.15/2026) nëse nuk bëhen ndryshimet ligjore deri në datën 31.7.2026, llogaritja e pagesave të prapambetura do të bëhet me formulën që i referohet funksionarit të administratës së lartë publike. Pas datës 31 korrik 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk kishte diskrecion as për të vendosur nëse do ta zbatonte vendimin kushtetues, as për të përcaktuar sipas vullnetit të saj një nivel të ri page.

Ai ka konkretizuar dhe unifikuar zbatimin e detyrimit kushtetues, duke marrë si referencë kategorinë e lartë drejtuese, Kategoria I, Klasa 1-2, sipas VKM-së nr. 325/2023, të ndryshuar. Për rrjedhojë, vendimi nr. 435/2026 ka natyrë zbatuese dhe konkretizuese; ai nuk është akt vetëpërcaktimi i pagës. Edhe nëse KLGJ-ja nuk do të kishte miratuar vendimin nr. 435/2026, nga data 1 gusht 2026 nuk mund të vijonte ligjërisht zbatimi i formulës së shfuqizuar. Detyrimi për t'i dhënë efekt vendimit
nr. 15/2026 buronte drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Aktet e organeve të sistemit gjyqësor nuk e kanë krijuar këtë detyrim; ato vetëm e kanë konkretizuar dhe bërë të njëtrajtshëm zbatimin e tij.

Për sa më sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor, i kërkon Ministrisë së Financave; -së pari, ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të pagave për muajin gusht 2026, për të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të nëpunësve të administratës gjyqësore, dhe të personelit tjetër mbështes të gjykatave të të tre niveleve, paga e të cilëve nuk preket nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr 15/2026, dhe Vendimi nr. 435, datë 26.8.2026 “Për miratimin e pagës referuese bazë për Magjistratin (Gjyqtar)".

-së dyti, pas përfundimit të verifikimeve përkatëse nga strukturat e thesarit, ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të pagave të magjistratëve (gjyqtarë) në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në gjykatat e të tre niveleve, për muajin gusht 2026 dhe në vijim, bazuar në Vendimin nr. 35, datë 22.11.2022, të Gjykatës Kushtetuese, Vendimin nr. 15, datë 17.02.2026, të Gjykatës Kushtetuese dhe Vendimin nr. 435, datë 26.8.2026 “Për miratimin e pagës referuese bazë për Magjistratin (Gjyqtar) sipas Vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, të Gjykatës Kushtetuese" të Këshillit të Lartë Gjyqësor./Dosja.al

klgj klp


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin