16 September 2024, 15:41
Nga N.F
Foto ilustruese
FIER- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier ditën e sotme ka përfunduar hetimet për Bashkim Plakan. Gjykata dërgoi për gjykim Plakan pasi ai akuzohet se plagosi me thikë djalin e tij, Nari Plaka.
Plagosja u regjistrua më 28 maj të këtij viti. Ndaj 69-vjeçarit rëndojnë akuzat “Plagosje e rëndë” dhe Dhunë në familje”.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, përfundoi hetimet për procedimin penal nr.792/2024 dhe dërgoi për gjykim shtetasin B.P. për veprat penale ‘Plagosje e rëndë’ dhe ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga nenet 88/1 dhe 130/a/1 të Kodit Penal.
Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kjo prokurori bëri të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e datës 28.05.2024, ku shtetasi B.P. goditi me thikë në pjesën e barkut shtetasin N.P., me banim në fshatin Gjazë, Lushnjë. Për shkak të dëmtimeve të marra shtetasi N.P. ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi B.P ka kryer edhe veprën penale të dhunës në familje në dëm të bashkëshortes.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda në të ardhëm”, thuhet në njoftim.
bashkim plaka prokuroria e fierit
Aktualitet
16 September 2024, 15:11
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera ...
Aktualitet
16 September 2024, 15:07
S.B
foto ilustruese
ROSKOVEC- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Roskovec. Arrestimi lidhet me vdekjen e 42-vj...
Aktualitet
16 September 2024, 14:01
M.B
Klevis Qose
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin...
Aktualitet
16 September 2024, 13:52
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se 22-vjeçar...
Aktualitet
16 September 2024, 13:46
M.B
Klevis Qose
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose ka raportuar sot në Komisionin e Sigur...
Aktualitet
16 September 2024, 13:00
M.B
Armand Haderllari
TIRANA- Një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” është edhe Arma...
Aktualitet
16 September 2024, 12:45
M.B
Emanuel Salinas
TIRANA- Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur sot në Tiranë, drejtuesi i zy...
Aktualitet
16 September 2024, 12:24
M.B
Shemsi Prençi
TIRANA- Është zbuluar emri i parë që ka aplikuar pë pozicionin e Drejtorit të Përgjithshë...
Aktualitet
16 September 2024, 12:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Apeli i GJKKO ka dënuar me 6.8 vite burg Endi Braçaj, i akuzuar për trafik droge dhe grup te struktuaruar kri...
Aktualitet
16 September 2024, 11:57
I.A
Yvette Cooper
ANGLI- Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper ka hedhur poshtë qasjen e konservatorëve për të punuar me vendet ev...