Plagosje me thikë në Korçë/ 30-vjeçari sulmohet nga persona të panjohur në rrugë, policia: Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, aktivisti tha se ky është një vendim i gabuar ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, ndërsa kritikoi edhe ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha.
TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj ka kundërshtuar deklaratat për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, aktivisti tha se ky është një vendim i gabuar ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, ndërsa kritikoi edhe ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha.
Sipas tij, konsullata që serbët kërkojnë në Shkodër është gur piramide. Ai shtoi se ata duan të vendosin gurin e kufirit në Shkodër, sepse ecin me plane 50 dhe 100-vjeçare dhe më pas do të dalin të thonë që ajo është tokë serbe.
Aktivisti iu drejtua ministrit të Jashtëm, duke i thënë se ka detyrë t'i drejtohet qeverisë serbe për 1600 shqiptarë të zhdukur, varret e të cilëve as sot nuk gjenden.
Ilir Xhemalaj: Sot jam këtu për të folur për tradhtinë e radhës që i bëhet kombit shqiptar. Në vitin 1999 u mundova të ndihmoja në kampin e refugjatëve të shqiptarëve të Kosovës, në zemër të Fierit, dhe atje pashë mizoritë e ushtrisë serbe mbi shqiptarët.
Sot ministri i Jashtëm do të heqë shenjën e reciprocitetit me serbët. Sot ministri i Jashtëm barazon dhunën e serbëve me shqiptarët. Sot Vuçiçi doli dhe paraqiti lahutën shqiptare si serbe. Sot, pasi ministrja serbe na kërcënoi me gjenocid, ministri i Jashtëm kërkon t’u falë një konsullatë në Shkodër. Në asnjë mënyrë nuk do ta lejojmë.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë autoktonë dhe meritojnë konsullatën atje, madje qeveria shqiptare është e vonuar për këtë. Konsullata që serbët kërkojnë në Shkodër është gur piramide, ata duan të vendosin gurin e kufirit në Shkodër, sepse ata ecin me plane 50 dhe 100-vjeçare dhe më pas do të dalin të thonë që ajo është tokë serbe. Ne nuk do ta lejojmë këtë.
I drejtohem ministrit të Jashtëm, zoti ministër, ke detyrim t’u japësh pasaporta dhe shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në Luginën e Preshevës, në Kosovë, në Greqi e kudo. Ti ke detyrim të kërkosh llogari qeverisë serbe për 1600 shqiptarë të zhdukur, varret e të cilëve as sot nuk gjenden dhe ndër ta janë 109 fëmijë. Zoti ministër, mos e merr vulën e tradhtisë, mos i shërbe padronit tënd./Dosja.al
Pamje TIRANA- Një protestues tha se petalet e vyshkura të partisë socialiste janë mërzitur, për shkak të protestave masi...
Protestuesi TIRANA- Një protestues ka ngritur alarmin se me lumin e Nikaj-Mërturit po bëhet krim mjedisor. Duke folur para protestuesve...
Osman Stafa TIRANA- Gazetari Osman Stafa ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Duke folur para qytetarëve...
Pamje nga protesta DIVJAKA- Banorët e Divjakës kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në ...
TIRANA- Një studente ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka para për të paguar 4,2 mln euro për Kanye West, por nuk ka para p&...
Pamje TIRANA- Qytetarët po vijojnë fjalimet para Kryeministrisë, në ditën e 62-të të protestës së tyre. Gjat&e...
Meçan Zotaj TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj tha se kontrata dhe besëlidhja bëhet në shesh me...
Sidorela Vatnikaj TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatnikaj i është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama, i cili i ka ndarë protestu...
Protesta në Tiranë TIRANA- Gjatë protestës u shfaqën pankarta me mesazhe kundër qeverisë. Njëra prej tyre, n&...
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë ndërsa kanë thirrur njëzëri: "Edi Rama o...