27 November 2022, 09:49
Nga A.B
Foto ilustruese
KORÇË- Katër persona janë vënë nën hetim nga policia pasi janë kapur duke organizuar lojëra fati brenda një lokali të parregjistruar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lagjen nr. 18, Korçë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. I., rezultoi se ky shtetas e ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasë fiskale. Në këtë ambient, u konstatuan edhe shtetasit J. M., N. P. dhe E. D., duke luajtur bixhoz me zare.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon operacioni policor "Basti i fundit", goditen 3 raste të tjera të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe informalitetit. U kapën duke organizuar lojëra fati (bixhoz me zare), në një lokal të paregjistruar, në hetim 4 shtetas. Procdohen penalisht edhe 2 pronarë lokalesh, pasi u evidentuan duke vënë baste sportive, me celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar "Basti i fundit", për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme, në qarkun e Korçës, dhe si rezultat, kanë goditur 3 raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. I., 52 vjeç; J. M., 46 vjeç; N. P., 50 vjeç dhe E. D., 37 vjeç, banues në Korçë dhe në fshatin Barç, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lagjen nr. 18, Korçë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. I., rezultoi se ky shtetas e ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasë fiskale. Në këtë ambient, u konstatuan edhe shtetasit J. M., N. P. dhe E. D., duke luajtur bixhoz me zare.
Gjithashtu po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. M., 39 vjeç dhe D. B., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjet nr. 7 dhe 10, Korçë, në lokalet në pronësi të tyre, iu gjetën dhe iu sekuestruan secilit, nga 1 aparat celular, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara"; "Fshehja e të ardhurave" dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".
arrestim ne korce
Aktualitet
27 November 2022, 09:36
A.B
Trafikndaresja
TIRANË- Dy viktima nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Autostradën Tiranë-Durrës. S...
Aktualitet
27 November 2022, 09:24
A.B
Policia
TIRANË- Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e ...
Aktualitet
27 November 2022, 08:30
A.B
Foto ilustruese
MALIQ- Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Një 43-vjeçar ka mbetur i plag...
Aktualitet
27 November 2022, 07:44
A.B
Vision
BRITANI E MADHE- Reperi Vision është vënë në qendër të mediave britanike për shkak të teksteve dhe vide...
Aktualitet
27 November 2022, 07:23
A.B
Moti
TIRANË- Sot moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën perë...
Aktualitet
27 November 2022, 07:06
A.B
Familje
Tregu i reklamave në Shqipëri mbetet relativisht i ulët. Për më tepër, shpenzimet e marketingut janë të par...
Aktualitet
27 November 2022, 07:05
A.B
Mish
Nëse do të kishim një industri më të zhvilluar, vendi do ta kishte pasur më të lehtë që të përb...
Aktualitet
27 November 2022, 07:02
A.B
Aksidenti
TIRANË- Dy viktima në orët e para të mëngjesit. Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën ...
Aktualitet
26 November 2022, 22:27
Mohamed Alabbar
TIRANË- Kreu i kompanisë “Eagle Hills”, biznesmeni Mohamed Alabbar tregoi arsyet se përse zgjodhi Portin e Durr&...
Aktualitet
26 November 2022, 22:21
F.M
Blerim Ismalaj
BRITANI E MADHE- Emigranti shqiptar i deportuar dy herë përdor fëmijën që kishte me një grua britanike pë...