4 October 2026, 10:50
Nga G.M
foto ilustruese
ELBASAN- Një 31vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se po transportonte me automjet shtatë shtetas të huaj nga vendet e treta në mënyrë të paligjshme. Sipas njoftimin të Policisë, në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i tij, si dhe është sekuestruar automjeti i përdorur gjatë transportit.
Hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie po vijojnë, si dhe përpjekjet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën pënale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim."
NJOFTIMI:
"DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta 2”.
Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte me automjet 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, vihet në pranga 31-vjeçari, ndërsa shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohet automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta 2”, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, kapën shtetasin A. A., 31 vjeç, duke transportuar, me një automjet në pronësi të shtetasit M. K., 25 vjeç, 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. K., u shpall në kërkim. Automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e shtetasit M. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim."/Dosja.al
elbasan policia e shtetit
Aktualitet
4 October 2026, 10:15
G.M
dozat e lëndës narkotike
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se tentoi t&...
Aktualitet
4 October 2026, 09:39
G.M
pamje
ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Adminis...
Aktualitet
4 October 2026, 09:15
G.M
pamje
TIRANË- Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpall...
Aktualitet
4 October 2026, 07:34
G.M
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, në a...
Aktualitet
4 October 2026, 07:20
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet të jetë...
Aktualitet
3 October 2026, 22:56
I.A
TIRANË- Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zbarqe të Ndroqit, ku u raportuan të sht&e...
Aktualitet
3 October 2026, 22:59
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Prindërit e fëmijëve në kopshtin në Korçë kërkojnë një hetim të...
Aktualitet
3 October 2026, 22:30
I.A
Arma
TIRANË- Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zbarqe të Ndroqit. Pas njoftimit në ...
Aktualitet
3 October 2026, 21:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Ndroq të Ti...
Aktualitet
3 October 2026, 21:51
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me ...