26 February 2023, 11:56
Nga a.l
Geraldina, vajza e Princ Lekës
TIRANË- Princ Leka ka ndarë disa foto nga pagëzimi i vajzës së tij, Geraldina. Princ Leka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Geraldina është pagëzuar më 28 janar 2023, në përvjetorin e lindjes së mamasë së tij të ndjerë, Mbretëreshës Suzan, Geraldina e vogël u pagëzua me bekimin apostolik dhe në emër te Atit të Shenjtë Papa Françeskut, nga Imz. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit. Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla – në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut – Françeska – në nder të Papa Françeskut – Suzan – në kujtim të gjyshes së saj – dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë. Princesha Geraldinë u stolis me këtë rast me kordonët e mëdhenj të urdhrave mbretërorë të Besës dhe të Skënderbeut.
Postimi i plotë i Princ Lekës:
Një vesim hyjnor mbi petalet e trëndafilit të bardhë të familjes sonë. Në përvjetorin e lindjes në qiell të Nënës Mbretëreshë Geraldinë, më 22 tetor 2020, familja jonë u bekua nga lindja e vajzës, Geraldinës së Re. E pamë këtë si një ogur të bekuar që na vinte nga lart dhe si një mesazh: « Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi ».
Kërkuam si prindër pagëzimin e saj duke përmbushur një amanet bekimplotë. Më 28 janar 2023, në përvjetorin e lindjes së mamasë time të ndjerë, Mbretëreshës Suzan, vajza jonë u pagëzua me bekimin apostolik dhe në emër te Atit të Shenjtë Papa Françeskut, nga Imz. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit. Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla – në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut – Françeska – në nder të Papa Françeskut – Suzan – në kujtim të gjyshes së saj – dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë.
Trashëgimtare në Familjen Mbretërore, Princesha Geraldinë u stolis me këtë rast me kordonët e mëdhenj të urdhrave mbretërorë të Besës dhe të Skënderbeut. Të rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë, kjo ka qenë për ne një ditë e veçantë dhe tejet e lumtur, që rimori fillin e shkëputur të kohërave dhe na rilidhi shpirtërisht me një dimension të munguar. « Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi! » – Rrugëtim të bekuar, Geraldina jonë fort e dashur, Zoti dhe paqja e Tij qofshin gjithmonë me ty, në çdo hap të jetës tënde!
princ leka
Aktualitet
26 February 2023, 11:51
I.A
Autobusi i aksidentuar
KROACI- Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci ka lënë 1 të vdekur dhe 9 persona të plagosur. Index.hr sh...
Aktualitet
26 February 2023, 11:42
I.A
Te plagosurit
KROACI- Disa shqiptarë që ishin në autobusin e përplasur në Kroaci janë identifikuar. Mësohet se n&eu...
Aktualitet
26 February 2023, 11:40
I.A
Banoret e Berxulles
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë bllokuar rrugën që të çon drejt Rinasit ditën...
Aktualitet
26 February 2023, 11:33
I.A
Flaket
RROSKOVEC- Një zonë në kodrat e Roskovecit është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka ...
Aktualitet
26 February 2023, 11:24
I.A
banoret e Berxulles
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë nisur protestën ditën e sotme për të kundërshtuar pr...
Aktualitet
26 February 2023, 10:47
I.A
Sekuestrimet
KRUJË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Krujë dhe Lezhë për organizim të basteve sportive. M...
Aktualitet
26 February 2023, 10:36
I.A
Pamje nga kontrollet
TIRANË- 11 persona janë arrestuar në Tiranë për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin...
Aktualitet
26 February 2023, 10:27
I.A
Autobusi i plagosur
KROACI- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. Mësohet se autobusi i p&eu...
Aktualitet
26 February 2023, 10:03
I.A
Igli Tafa
TIRANË- Sulmet që paralizuan përkohësisht shërbimet online si portalin qeveritar eAlbania, sistemet e policisë TIMS...
Aktualitet
26 February 2023, 09:54
I.A
Karabinieri
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali si autor i disa vjedhjeve. Nordest24 shkruan se Policia e Bassa...