30 September 2026, 09:56
Nga e,d
Foto ilustruse
TIRANA- Tetë ish-zyrtarë të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit, FAF, janë dërguar në gjyq për shpërdorim detyre. Mes të akuzuarve janë edhe ish-administratori Dashamir Qeli dhe ish-kryetarja e Këshillit Mbikëqyrës, Ilda Malile. Ata akuzohen për shkelje në procedurën e blerjes së një automjeti për 1.6 milionë lekë dhe punësimin e një shoferi të ri.
Nga hetimet ka rezultuar se procedurat e ndjekura për blerje automjeti, janë realizuar pa miratimin e Ministrit të Financave në atë kohë dhe në dosjen e tenderit nuk administrohet argumentimi i kritereve të veçanta për kualifikim, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Pavarësisht se në organikë kishte tashmë 6 shoferë pa mjete, për makinën e sapoblerë u hap edhe një vend i ri pune dhe u punësua një shofer i shtatë.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se automjeti kishte qenë më parë në pronësi të Ilda Maliles, në atë kohë kryetare e Këshillit Mbikëqyrës të FAF-it dhe ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë.
Njoftimi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq administratorin, kryetaren dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit (FAF sh.a.) shtetasit I.M., A.K., Ll.P., D.Q., A.C., M..L., O.D. dhe E.Xh të akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.248 të vitit 2020, sjellë nga Prokuroria e Posaçme, konstatuan një sërë shkeljesh të evidentuara edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me procedurat e prokurimeve të kryera nga këta persona.
Nga hetimet rezultoi se procedurat e ndjekura. specifikisht për blerje automjeti, janë realizuar pa miratimin e Ministrit të Financave në atë kohë dhe në dosjen e tenderit nuk administrohet argumentimi i kritereve të veçanta për kualifikim, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Për sa më sipër është ngarkuar me përgjegjësi administratori D. Q. Si dhe Këshilli Mbikqyrës i përbërë nga kryetarja shtetasja I.M. si dhe anëtarët A.C., A.K., M.L., Ll.P., O.D., si dhe A.Gj. Ky mjet rezultoi gjithashtu se ishte më parë në pronësi të kryetares së Këshillit Mbikëqyrës, shtetases I.M. ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë.
Hetimet arritën në përfundim se mjeti i blerë nga FAF sh.a., me vendimin e asamblesë në vlerën 1 600 000 lekë me tvsh, që do zëvendësonte punën e 6 mjeteve, nuk mund të përmbushte nevojat për 30 degët në 30 rrethe të Shqipërisë të kompanisë. Po kështu dhe caktimi i një vendi shtesë pune për shofer për këtë mjet të sapoblerë, kur ishin tashmë 6 shoferë të tillë pa mjete dhe që mernin rrogat, ishte i tepërt dhe në kundërshtim të hapur me ligjin.
Në përfundim të hetimeve, me provat dhe aktet e administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm vlerësoi se provohet se nga ana e shtetasve të pandehur I.M., A.K., Ll.P., D.Q., A.C., M.L., O.D., dhe E.Xh., me veprime aktive ose mosveprime, janë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal./Dosja.al
faf prokuroria e tiranës gjyq
Aktualitet
30 September 2026, 09:47
E.d
Pamje
GJERMANI- Dy shqiptarë janë dënuar me nga dy vjet e tre muaj burg nga Gjykata e Rrethit të Fuldas në Gjermani, pasi pun...
Aktualitet
30 September 2026, 09:29
E.d
Pamje
DURRËS- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur ditën e sotme në derën e një lokali në ...
Aktualitet
30 September 2026, 09:16
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Të arrestuar ...
Aktualitet
30 September 2026, 08:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia ka reaguar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi në Pezë, ku një 15-vjeçar humbi jetën dhe një...
Aktualitet
30 September 2026, 08:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë, ku një 15-vjeç...
Aktualitet
30 September 2026, 07:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 123-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Aktualitet
30 September 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit përmes sh...
Aktualitet
30 September 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde të pashpenzuara në llogarinë unike pranë Bankës s&eu...
Aktualitet
30 September 2026, 07:16
E.d
Foto ilustruse
Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në mbledhjen e da...
Aktualitet
30 September 2026, 07:14
E.d
Foto ilustruse
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rritje 0.47% në tremujorin e dytë 2026, pas ...