6 August 2026, 16:36
Nga E.d
Foto ilustruse
Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se janë duke u përcaktuar faktet dhe duke u ndërmarrë veprime provuese lidhur me arrestimin e M.M., i dyshuar për veprën penale të krimit të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë më 1999.
M.M. u arrestua në pikën kufitare Horgosh, ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, tha më 2 gusht Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Në njoftimin e MPB-së serbe u tha se burri dyshohet për krim lufte kundër popullsisë civile në fshatin Kllobukar, afër Novobërdës në Kosovë, në korrik të vitit 1999, ndaj dy personave.
MPB-ja serbe nuk e bëri publik emrin dhe as shtetësinë e personit të arrestuar, për të cilin tha vetëm se ka lindur në vitin 1981.
Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë, në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, tha se në këtë fazë procedura penale nuk është publike dhe, për këtë arsye, aktualisht nuk mund të japë të dhëna konkrete.
Kur u publikua lajmi për arrestimin, avokati nga Kosova, Arianit Koci, shkroi në Facebook se autoritetet serbe kishin ndaluar shtetasin e Kosovës, Mentor Mustafa (44), nga fshati Jasenovik i komunës së Novobërdës.
Sipas tij, Mustafa u ndalua rreth orës 22:30 të 1 gushtit në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus nga Shtutgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.
Koci tha se, sipas vëllait të Mustafës, i cili ishte i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet serbe kishin thënë se ndalimi lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.
Institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ende informacione për këtë rast. Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.
Në Kosovë, po ashtu, viteve të fundit janë arrestuar dhjetëra serbë nën dyshime për krime lufte në Kosovë dhe disa raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese./REL
serbi kosovë prokuroria
Aktualitet
6 August 2026, 16:14
G.M
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë p...
Aktualitet
6 August 2026, 16:01
E.d
Foto ilustruse
MALLAKASTRA- Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila p...
Aktualitet
6 August 2026, 15:53
E.d
Sokol Hoxha
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për nj&eum...
Aktualitet
6 August 2026, 15:46
G.M
M.M., u arrestua në pikën kufitare të Horgoshit, që lidh Serbinë dhe Hungarinë.
KOSOVA- Prokuroria për Krime Lufte e Ser...
Aktualitet
6 August 2026, 15:42
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur ditën e sotme drejtuesin e ri të Prokurorisë...
Aktualitet
6 August 2026, 15:32
E.d
Pamje nga vendngjarja
SARANDA- Një aksident i trefishtë ndodhi pak minuta më parë në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në...
Aktualitet
6 August 2026, 15:08
E.d
Pamje
SARANDA- Një aksidenti i trefishtë ka ndodhur në rrugën Sarandë-Ksamil, ku tre automjete janë përplasur me një...
Aktualitet
6 August 2026, 14:13
E. D
DURRËS- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge është arre...
Aktualitet
6 August 2026, 13:53
E. D
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Barkay Gulba...
Aktualitet
6 August 2026, 13:40
D.S
OSBE
TIRANË- Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme, e cila vendos kufizime të forta dhe censuron veprimtarin&e...