6 August 2026, 13:40
Nga D.S
OSBE
TIRANË- Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme, e cila vendos kufizime të forta dhe censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke përfunduar në fokusin e OSBE-së. Prania e OSBE-së në Shqipëri ka deklaruar se po e ndjek dhe analizon nga afër situatën e krijuar.
Institucioni ndërkombëtar po vlerëson nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erion Bani, cënon garancitë e një gjykimi të drejtë, parimin e procedurave transparente dhe aksesin e gazetarëve në informacion. Sipas OSBE-së, po analizohet me kujdes nëse ky dokument përputhet me legjislacionin vendas, standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e ndërmarra për lirinë e medias.
Mësohet se, dokumenti i firmosur nga kryetari në detyrë i GJKKO-së sjell ndalime që praktikisht e bëjnë të pamundur mbulimin real dhe dinamik të seancave gjyqësore, duke e kthyer publicitetin e tyre nga rregull në përjashtim. Gazetarëve, të cilët tashmë duhet të marrin leje paraprake për çdo seancë, u ndalohet përdorimi i telefonave celularë.
Ky kufizim godet drejtpërdrejt transmetimin e informacionit në kohë reale dhe raportimin me mesazhe tekst nga sallurkat e gjyqit. Ndërkohë, organizatat dhe aktorët mediatikë e shohin këtë akt si një përpjekje të hapur për të zbehur transparencën dhe për të vendosur filtra të papranueshëm mbi punën e gazetarëve investigative./Dosja.al
osbe osce gjkko
Aktualitet
6 August 2026, 13:04
D.S
KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar propo...
Aktualitet
6 August 2026, 12:05
D.S
Lezhe
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një drejtues i automjetit (taksist) ka rën...
Aktualitet
6 August 2026, 11:42
D.S
PUKË- Kryepleqtë e 9 fshatrave të Njësisë Fierzë mblodhën banorët në një kuvend të përb...
Aktualitet
6 August 2026, 11:07
E. D
pamjet
PASKUQAN- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Paskuqan, ku dy persona të maskua...
Aktualitet
6 August 2026, 11:08
D.S
PAMJE
HIMARË- Policia e Himarës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "Area", duke arrestuar tre persona, mes tyre nj&eum...
Aktualitet
6 August 2026, 10:31
D.S
foto nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë,...
Aktualitet
6 August 2026, 10:21
E. D
Sokol Hoxha
TIRANË- Sokol Hoxha, autor i tre vrasjeve në vitin 1997, është ekstraduar këtë të enjte nga SHBA&n...
Aktualitet
6 August 2026, 10:16
E. D
Sokol Hoxha
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti kur Sokol Hoxha, i akuzuar për tre vrasje në Shqipëri d...
Aktualitet
6 August 2026, 09:51
D.S
foto ilustruese
TIRANA- Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë m...
Aktualitet
6 August 2026, 09:37
E. D
pamjet
ELBASAN- Vatra e zjarrit në qarkun e Elbasanit, vijon të mbetet ende aktive në qarkun e Elbasanit. Konkretisht, dy vatrat ...