LIVE UPDATES
Aktualitet

Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

Në një postim në rrjetet sociale, ministri pretendon se fondet për emergjencat civile janë rritur më shumë se 13-fish në shtatë vite, duke e paraqitur këtë si dëshmi se Shqipëria është “financiarisht më e përgatitur se kurrë”.

11 August 2026, 18:33 Nga E. D

Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

TIRANË- Në mes të sezonit të zjarreve, kur disa zona të vendit janë përfshirë nga flakët dhe emergjencat civile janë në gatishmëri, ministri i Financave Petrit Malaj ka theksuar rritjen e buxhetit për përballimin e fatkeqësive natyrore.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri pretendon se fondet për emergjencat civile janë rritur më shumë se 13-fish në shtatë vite, duke e paraqitur këtë si dëshmi se Shqipëria është “financiarisht më e përgatitur se kurrë”.

Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

Ministri shton se rritja e financimit është e qëndrueshme dhe se sot vendi ka “një buxhet shumë më të madh, kapacitete të shtuara dhe burime të parashikuara për emergjencat”

“Kjo është një rritje e qëndrueshme e financimit për përballimin e zjarreve, përmbytjeve, fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera emergjente”, shkruan Malaj. 

Faktoje krahasoi shifrat e publikuara nga ministri me buxhetet fillestare dhe me ndryshimet që qeveria u ka bërë fondeve për emergjencat civile përmes akteve normative gjatë viteve.

Shifra 13-fish del nëse krahasohen dy buxhete fillestare, pra 430 milionë lekë në vitin 2020 me 5.7 miliardë lekë në vitin 2026. Por aktet normative tregojnë se fondet për emergjencat civile janë rishikuar disa herë.

Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

Të dhënat tregojnë se nga viti 2021 deri në 2025 qeveria ka shkurtuar fondin e emergjencave civile. Përjashtim bën vetëm viti 2020 dhe viti aktual.

Në vitin 2022, për shembull, buxheti fillestar ishte 4.1 miliardë lekë, por me aktin e fundit normativ fondi u ul në 1.8 miliardë lekë. Pra, u hoqën rreth 2.3 miliardë lekë, ose më shumë se gjysma e fondit fillestar.

E njëjta situatë përsëritet edhe në vitet 2024 dhe 2025, të cilat kanë qenë ndër vitet më të vështira për vendin për sa i përket zjarreve.

Sipas të dhënave për vitin 2024, në Shqipëri u shënuan 168 zjarre, të cilat dogjën 46,623 hektarë pyje dhe kullota. Edhe në vitin 2025 qindra vatra zjarresh shkrumbuan 59,933 hektarë, nga veriu në jug i vendit.

Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

Pikërisht në këto vite, fondi i emergjencave civile u shkurtua ndjeshëm krahasuar me buxhetin fillestar. Në vitin 2024, nga 5.3 miliardë lekë të parashikuara në fillim të vitit, fondi zbriti në 3.4 miliardë lekë, një ulje prej rreth 36%. Në vitin 2025, fondi u reduktua nga 5.4 në 3.9 miliardë lekë, ose rreth 28% më pak.

Nëse krahasohen fondet pas ndryshimeve buxhetore, rritja e financimit është shumë më e vogël se ajo që paraqet ministri. 

Nga 0.9 miliardë lekë në vitin 2020, fondi arrin në 5.7 miliardë lekë në vitin 2026, pra është rritur rreth 6.3-fish. Kjo do të thotë se është më pak se gjysma e asaj që pretendon ministri i financave.

Problemi me deklaratën e ministrit nuk është matematika. Nga 430 milionë lekë në vitin 2020 në rreth 5.7 miliardë lekë në vitin 2026, buxheti fillestar është rritur realisht më shumë se 13-fish.

Problemi është se ministri e përdor këtë shifër për të krijuar idenë se fondet për emergjencat civile janë rritur në mënyrë të qëndrueshme. Aktet normative tregojnë të kundërtën. Financimi për zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore është ulur. 

Nga viti 2021 deri në 2025, qeveria ka shkurtuar fondet për emergjencat civile. Madje ky zë është ulur edhe në dy nga vitet me verat më të vështira sa i përket zjarreve. 

Pra, paraqitja e buxheteve fillestare krijon përshtypjen e një rritjeje të pandërprerë dhe shumëfishimit të fondeve, ndërsa aktet normative tregojnë se financimi është rishikuar dhe shkurtuar në shumicën e viteve. Për këtë arsye, deklarata kategorizohet PROPAGANDË./Faktoje.al


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin