13 May 2024, 16:02
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e nesërme te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas aferës "5D".
Policia bën me dije se ditën e nesërme duke filluar që nga ora 9:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Deri në përfundimin e tubimit, do të përdoren rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Më tej Policia ka bërë thirrje për protestuesit të mos shfaqin asnjë shenjë dhune.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.
proteste bashkia tirane policia
Aktualitet
13 May 2024, 15:51
B.Z
Azgan Mërnica dhe Novruz Cenalia
FIER - Vrasja e policit të "Shqiponjave" në Baltëz të Fierit, Novruz Cenalia vijon të jet&eu...
Aktualitet
13 May 2024, 15:33
B.Z
Novruz Cenalia
FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të Policisë në Fier, Novruz Cenalia....
Aktualitet
13 May 2024, 15:36
r.ll
lorenc panganika
FIER- Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenaliaj...
Aktualitet
13 May 2024, 15:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Ra...
Aktualitet
13 May 2024, 15:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 73-vjeçare u gjet pa shenja jete ditën e sotme në ...
Aktualitet
13 May 2024, 15:20
B.Z
Asllan (Azgan) Mernica
FIER - Personi që shihni në foton e mësipërme është Asllan (Azgan) Mernica i cili vrau me arm&eu...
Aktualitet
13 May 2024, 15:15
r.ll
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë.
N&eum...
Aktualitet
13 May 2024, 14:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një grua është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka nd...
Aktualitet
13 May 2024, 14:50
M.B
Efektivi i vrarë
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit ku...
Aktualitet
13 May 2024, 14:50
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotmë në Lezhë. Mësohet se djal...