Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët (VIDEO)
Zona përpara Parlamentit është mbushur me qytetarë, ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë duke vendosur barriera metalike dhe një numër të madh efektivësh përreth institucionit.
20 July 2026, 11:17Nga G.M
Pamje
TIRANË- Në protestën e paralajmëruar ditën e sotme, protestuesit janë zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kuvendit, ku pritet të hyjnë deputetët për zhvillimin e seancës plenare.
Zona përpara Parlamentit është mbushur me qytetarë, ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë duke vendosur barriera metalike dhe një numër të madh efektivësh përreth institucionit. Në terren janë angazhuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat po ndjekin nga afër lëvizjet e protestuesve për të parandaluar çdo incident.
Gjatë tubimit, qytetarët kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mes thirrjeve më të dëgjuara ishin edhe: “Nuk na përfaqësoni”, “Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit” dhe “Parlament analfabet”. Situata pranë godinës së Kuvendit vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen përplasje./Dosja.al