7 August 2026, 20:23
Nga E.d
Aktivisti
TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. I pari që e mori fjalën ishte një aktivist, i cili u shpreh se qytetarët nuk do të largohen nga sheshi deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se kjo protestë po reziston dhe po kërkon dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Aktivisti tha se pavarësisht përpjekjeve për intimidim, protesta ka vijuar pa ndërprerje dhe se kërkesa e saj mbetet e pandryshuar.
Aktivisti: Sot jemi më shumë se dje dhe dukemi më të vendosur që të vazhdojmë të rezistojmë, të mos largohemi pa larguar Edi Ramën. Më vjen mirë se, për 69 ditë, kjo rezistencë qytetare, pa dyshim, është shndërruar në lokomotivën e zhvillimeve politike në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë.
Nëse për 13 vite ishim mësuar që çdo ditë të ndiqnim ato që na servirte pushteti i Edi Ramës, për 69 ditë e kemi përmbysur këtë makineri propagandistike dhe e kemi detyruar Edi Ramën të ndjekë protestën dhe të rreket të kapë ritmin, që duhet që e ka humbur dhe nuk do e kapë kurrë. Në këtë përpjekje do të rrëzohet dhe do të largohet.
Për 69 ditë janë munduar të na imponojnë, të na intimidojnë, por nuk ia kanë dalë, sepse kjo protestë po reziston dhe po kërkon dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Është shumë shpresëdhënëse që makineria e propagandës së qeverisë çdo ditë ndryshon tezat, se po i dështojnë. Tani po na akuzojnë që të heqim dorë nga gjuha e urrejtjes. Po a ka gjuhë urrejtjeje në këtë shesh?
Nëse gjuhë urrejtjeje është të përbuzësh korrupsionin, ne nuk do të ndalojmë së përbuzuri korrupsionin. Nëse gjuhë urrejtjeje është që të kërkosh largimin e qeverisë më të korruptuar në Evropë, ne nuk do të ndalojmë derisa kjo qeveri të largohet.
Dhe nëse kjo qeveri nuk largohet, ne do të kujdesemi që ta rrëzojmë, sepse ne nuk e durojmë korrupsionin, nënshtrimin, krimin e organizuar, i cili blen vota për t’i shërbyer qeverisë dhe më pas qeveria na shtyp ne për t’i shërbyer krimit. Ky shesh, për 69 ditë, është kthyer në një vatër shprese, në një vatër që shpërndan dashuri të pafundme./Dosja.al
protesta
Aktualitet
7 August 2026, 20:13
E.d
Pamje
MEMALIAJ- Reforma e re territoriale e propozuar nga Partia Socialiste ka sjellë reagime të shumta qytetare. Këtë herë n&eum...
Aktualitet
7 August 2026, 19:50
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Nën thirrjet "...
Aktualitet
7 August 2026, 19:40
E.d
Viktimat
GJERMANI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona me origjinë shqiptare kanë humbu jetën. Ata jan&eum...
Aktualitet
7 August 2026, 19:28
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 69-të t...
Aktualitet
7 August 2026, 18:46
E.d
Foto ilustruse
KLOS- Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, ndërsa një zjarr i madh ka përfshirë fs...
Aktualitet
7 August 2026, 18:30
E.d
Pamje
BULQIZA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një magazinë në fshatin Lepurakë, pjesë e Nj...
Aktualitet
7 August 2026, 18:05
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Seanca gjyqësore për pesë personat, të cilët u arrestuan në fshatin Gjashtë të Sarand&...
Aktualitet
7 August 2026, 17:51
E.d
Pamje
BERAT- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinov...
Aktualitet
7 August 2026, 18:07
G.M
Fshati Kalludër e Vogël i Zubin Potokut ku ekipet kosovare të forenzikës po gërmojnë pas gjetjes së mbetjeve të dyshua...
Aktualitet
7 August 2026, 17:42
G.M
Pamje
DURRËS- Një kontroll i kryer në Portin e Durrësit ka zbuluar mallra të padeklaruara që synohej të futeshin në...