Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një deklaratë zyrtare, Komuniteti thekson se, ky akt është një "sinjal alarmi" dhe një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, e papranueshme për çdo formë proteste.
TIRANË- Komuniteti Hebraik në Shqipëri ka reaguar pas incidentit të mbrëmjes së kaluar pranë Ambasadës së Izraelit, ku protestuesit hoqën dhe grisën flamurin izraelit nga godina.
Në një deklaratë zyrtare, Komuniteti thekson se, ky akt është një "sinjal alarmi" dhe një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, e papranueshme për çdo formë proteste.
Gjuha e urrejtjes dhe importimi i konflikteve Përveç dënimit të aktit simbolik, Komuniteti shprehet tejet i alarmuar nga gjuha e përdorur gjatë tubimit, veçanërisht thirrjet si "Izraeli është armiku ynë".
Sipas deklaratës, këto narrativa ekstremiste tentojnë të importojnë në Shqipëri konflikte të huaja, të cilat bien ndesh me traditën historike të tolerancës dhe bashkëjetesës në shoqërinë shqiptare. Komuniteti Hebraik u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe qytetarëve shqiptarë që të distancohen nga akte të tilla.
DEKLARATË ZYRTARE E KOMUNITETIT HEBRAIK SHQIPTAR:
"Komuniteti Hebraik Shqiptar shpreh tronditjen, indinjatën dhe shqetësimin e tij më të thellë për aktin e rëndë të përdhosjes së flamurit të Shtetit të Izraelit pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, si dhe për thirrjet publike të urrejtjes kundër Izraelit të artikuluara gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar.
Ky nuk është thjesht një incident. Ky është një sinjal alarmi. Përdhosja e flamurit të një shteti sovran dhe mik të Republikës së Shqipërisë nuk është një formë proteste. Është një akt urrejtjeje, një sulm ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare, ndaj misioneve diplomatike dhe ndaj vetë kulturës së tolerancës që ka bërë Shqipërinë të nderohet në mbarë botën.
Akoma më alarmuese janë deklaratat e dëgjuara nga foltorja e protestës, ku persona të caktuar shpallën publikisht se “Izraeli është armiku ynë.” Kjo është një gjuhë e rrezikshme, përçarëse dhe nxitëse e urrejtjes, e cila synon të importojë në Shqipëri konflikte dhe narrativa ekstremiste që nuk kanë pasur kurrë vend në shoqërinë shqiptare.
Komuniteti Hebraik Shqiptar e konsideron këtë zhvillim jashtëzakonisht shqetësues, pasi për herë të parë po vërehen përpjekje të hapura për të normalizuar gjuhën antisemitike në hapësirën publike shqiptare. Historia ka treguar se antisemitizmi nuk fillon me dhunë; ai fillon me fjalë, me propagandë, me demonizim dhe me heshtjen përballë tyre. Pikërisht për këtë arsye, çdo akt i tillë duhet të dënohet menjëherë dhe pa asnjë relativizim.
Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që individë të maskuar apo grupe radikale të njollosin reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë. Ky është vendi që gjatë Holokaustit mbrojti hebrenjtë kur pjesa më e madhe e Evropës i dorëzonte drejt vdekjes. Shqipëria u bë simbol i Besës, i humanizmit dhe i guximit moral. Ky është identiteti ynë kombëtar dhe askush nuk ka të drejtë ta zëvendësojë atë me gjuhën e urrejtjes.
Ne theksojmë qartë se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Por kjo e drejtë përfundon në momentin kur ajo shndërrohet në nxitje të urrejtjes, në përdhosje të simboleve shtetërore, në sulme ndaj përfaqësive diplomatike dhe në thirrje që ushqejnë antisemitizmin.
Komuniteti Hebraik Shqiptar përshëndet reagimin e menjëhershëm dhe të qartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila dënoi këtë akt të papranueshëm. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë me seriozitet maksimal këtë ngjarje, të identifikojnë autorët dhe organizatorët e këtyre akteve dhe të garantojnë se Shqipëria nuk do të bëhet terren për propagandën e urrejtjes, antisemitizmit apo ekstremizmit.
I bëjmë thirrje gjithashtu të gjithë spektrit politik, medias, shoqërisë civile, komuniteteve fetare dhe çdo qytetari të përgjegjshëm që të refuzojnë pa mëdyshje çdo përpjekje për të mbjellë urrejtje ndaj hebrenjve apo ndaj Shtetit të Izraelit. Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është neutralitet; është rrezik.
Komuniteti Hebraik Shqiptar mbetet i vendosur të mbrojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar marrëdhënia historike mes popullit shqiptar dhe popullit hebre: respektin, dinjitetin, solidaritetin dhe mbrojtjen e jetës njerëzore.
Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë vend i antisemitizmit. Ata që përpiqen të importojnë urrejtjen në vendin tonë nuk përfaqësojnë Shqipërinë, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar dhe nuk përfaqësojnë historinë tonë. Historia e Shqipërisë është histori e Besës, jo e urrejtjes.", deklaron komuniteti./Dosja.al
TIRANË- Një incident ka ndodhur i cili ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Mësohet se, një protestue...
porti i durresit DURRËS- Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Trageti”, duke goditur dy raste të k...
Foto ilustruese TIRANË- Përveç sektorit të ndërtimit në zona elitare si në Tiranë dhe bregdetin shqiptar, or...
Elvis Koçi KSAMIL- Është arrestuar Elvis Koçi, i njohur ndryshe si Elvis Çaushllari ose “Vis Korçari...
foto ilustuese TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa të nxehta ajrore gjatë kësaj të ...
LUSHNJË- Policia ka identifikuar 37-vjeçarin Taulant Veliu, si viktimën e aksidentit të ndodhur mesnatën e së shtunës n&e...
Policia e Shtetit RROGOZHINË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku...
pamje nga protesta TIRANË- Kampioni i atletikës, David Nikoll ka denoncuar publikisht largimin e tij nga puna pas pjesëmarrjes n...
TIRANË- Mëngjesi i sotëm ka sjellë tension në Bulevard, ku forcat e Policisë kanë ndërhyrë përballë pro...
TIRANË- Prej gjashtë vitesh, ndërtuesit janë të detyruar të sigurojnë objektet për dëmet që mund të...