25 September 2024, 09:22
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në makinë.
Në pranga kanë përfunduar Aurel Kaçaniku, 32 vjeç, i dënuar më parë në Gjermani dhe Renaldo Sadushi, 30 vjeç me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, fishekë të saj dhe automjeti me të cilin qarkullonin të arrestuarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kundër armëmbajtjes pa leje, operacioni policor i koduar “Indiciet”.
Qarkullonin të armatosur me kallashnikov, arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedentë penal brenda ose jashtë vendit.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, fishekë të saj dhe automjeti me të cilin qarkullonin të arrestuarit.
Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kundër armëmbajtjes pa leje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Indiciet”. Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën “Iliaz Kosova”, automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë).
Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
aurel kaçaniku renaldo sadushi elbasan
Aktualitet
25 September 2024, 09:11
N.F
Qendra e bektashinjve në Tiranë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi për planet për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdh...
Aktualitet
25 September 2024, 09:07
r.ll
policia
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me aksidenti e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka humbur jetën nj&e...
Aktualitet
25 September 2024, 08:53
N.F
Foto ilustruese
KAMËZ- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotmë në Kamëz. Mësohet se...
Aktualitet
25 September 2024, 08:45
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një efektiv i FNSH ka hum...
Aktualitet
25 September 2024, 08:27
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Sipas informacione...
Aktualitet
25 September 2024, 08:15
N.F
Magazina
FIER- Një magazinë me materiale kozmetike është përfshirë nga flakët në Fier. Mësohet se zjarri ka r&...
Aktualitet
25 September 2024, 07:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paq&eum...
Aktualitet
24 September 2024, 22:21
M.B
Kryegjyshata
TIRANA- Në fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jor...
Aktualitet
24 September 2024, 22:15
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë ku mësohet se janë...
Aktualitet
24 September 2024, 21:28
E. D
DIVJAKË- Pasditen e 3 shtatorit, një 37-vjeçar me aftësi ndryshe në Biçukas të Divjakës u gjet i djegur në nj...