LIVE UPDATES
Aktualitet

"Dega e Thesarit të përmbushë detyrimet"/ Qeveria bllokoi pagat, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Po shkelen vendimet e Gjykatës Kushtetuese  

Me anë të një deklaratë të përbashkët, ata shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar, duke theksuar se pagat e magjistratëve janë përllogaritur dhe urdhëruar për pagesë në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 17 shkurt 2026, por nuk po ekzekutohen në hallkën e Thesarit.

2 September 2026, 16:29 Nga E. D

"Dega e Thesarit të përmbushë detyrimet"/ Qeveria

TIRANË- Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve, si dhe të punonjësve të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë nga Thesari i Shtetit. Me anë të një deklaratë të përbashkët, ata shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar, duke theksuar se pagat e magjistratëve janë përllogaritur dhe urdhëruar për pagesë në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 17 shkurt 2026, por nuk po ekzekutohen në hallkën e Thesarit.

Sipas tyre, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë miratuar pagën referuese bazë të magjistratëve në përputhje me formulën e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Shoqatat bëjnë me dije se vetëm në dy zyra prokurorie janë ekzekutuar pagat sipas përllogaritjes së re, ndërsa në pjesën tjetër të sistemit pagesat vijojnë të jenë të bllokuara.

Sipas tyre, ky fakt tregon se ekzekutimi financiar është i mundur dhe se moskryerja e pagesave nuk justifikohet. Në deklaratën e tyre, Shoqatat i kërkojnë ministrit të Financave të ndërhyjë menjëherë për zhbllokimin e pagesave dhe garantimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Reagim i Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve:

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve, në vijim të qëndrimeve të përbashkëta lidhur me zbatimin e vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, shprehin shqetësimin e thellë për situatën e paprecedentë të krijuar aktualisht, ku sipas të dhënave, pagat e magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë, si dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë nuk po ekzekutohen.

Siç është njoftuar më parë, pas mbarimit të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve duhet të kryhet mbi bazën e formulës së përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Kjo formulë zbatohet me efekt prapaveprues edhe për periudhën 01.04.2023–31.07.2026. Në zbatim të këtij detyrimi, institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë kanë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr. 435, datë 26.08.2026, si dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me vendimin nr. 144, datë 28.08.2026, kanë miratuar pagën referuese bazë të magjistratit, sipas arsyetimit të vendimeve nr. 15/2026 dhe nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese, duke përcaktuar zbatimin e saj për periudhën nga data 01.08.2026 e në vazhdim. Njëkohësisht, njësitë përgjegjëse për buxhetin janë ngarkuar të fillojnë pagesën e pagave sipas përcaktimit të ri.

Megjithatë, sot, më datë 02.09.2026, në mënyrë të paprecedentë, ky proces është penguar në fazën e ekzekutimit financiar. Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave përgjegjëse të Drejtorisë së Thesarit, pagat e magjistratëve, ndonëse janë përllogaritur dhe urdhëruar për pagesë në zbatim të vendimmarrjeve përkatëse, nuk po ekzekutohen. Pasojat e kësaj situate nuk kufizohen vetëm te magjistratët, por shtrihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin financiar dhe administrativ të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Përjashtimisht, nga të dhënat e administruara, rezulton se vetëm në zyrat e dy prokurorive në vend janë ekzekutuar pagat e magjistratëve, sipas listëpagesave të dërguara me përllogaritjen e re si më lart, ndërkohë që për pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë nuk është bërë ekzekutimi i tyre.

Shoqatat e magjistratëve e konsiderojnë të papranueshme që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, përfundimtar, i detyrueshëm dhe drejtpërdrejt i zbatueshëm, si dhe për zbatimin e të cilit institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme administrative, të mbetet pa efekt praktik dhe që magjistratët dhe funksionarët e tjerë të sistemit të drejtësisë të mbeten pa paga për shkak të pengesave të krijuara në hallkën e ekzekutimit financiar.

Çdo vonesë apo pengim në ekzekutimin e pagesave të miratuara dhe të urdhëruara sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese nuk përbën thjesht një çështje teknike apo procedurale të administrimit buxhetor. Në këtë rast, bëhet fjalë për një situatë që prek drejtpërdrejt funksionimin normal të sistemit të drejtësisë, sigurinë financiare të magjistratëve dhe efektivitetin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, ajo prek respektimin e themeleve të rendit kushtetues dhe të parimit të shtetit të së drejtës, si dhe prodhon pasoja të drejtpërdrejta financiare dhe institucionale. Vonesat në ekzekutimin e detyrimeve sjellin pasiguri financiare dhe mund të krijojnë detyrime financiare shtesë për institucionet publike për shkak të diferencave të papaguara dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tyre.

Një situatë e tillë krijon një precedent tejet shqetësues për mënyrën e respektimit dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në një shtet të së drejtës. Për më tepër, është veçanërisht domethënës fakti që pagat e magjistratëve janë ekzekutuar në dy prej zyrave të sistemit të drejtësisë, ndërkohë që për pjesën tjetër, pagesat vijojnë të jenë të bllokuara. Ky fakt konfirmon se zbatimi financiar i vendimmarrjeve për pagat është i mundur dhe se mosekzekutimi i tyre në pjesën tjetër të sistemit është i pajustifikueshëm. Një situatë e tillë e bën situatën edhe më të papranueshme dhe ngre një shqetësim serioz për ligjshmërinë e mosekzekutimit të pagesave në njësitë ku ato nuk janë kryer.

Për këto arsye, i bëjmë thirrje të menjëhershme strukturave përgjegjëse administrative të Drejtorisë së Thesarit që të përmbushin detyrimet e tyre dhe të mos pengojnë ekzekutimin e pagesave të urdhëruara nga institucionet e sistemit të drejtësisë, në zbatim të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, të Gjykatës Kushtetuese. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të marrë masat e nevojshme për të garantuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe funksionarëve të sistemit të drejtësisë, si dhe që ky proces të mos shndërrohet në një burim të mëtejshëm dëmi financiar për sistemin e drejtësisë dhe institucionet publike.

Në mënyrë të veçantë, i kërkojmë Ministrit të Financave që, në ushtrim të përgjegjësive të tij institucionale, të marrë masa të menjëhershme për të garantuar që strukturat administrative në varësi të tij të veprojnë në përputhje me efektet detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mos pengojnë zbatimin e tyre për shkak të procedurave të administrimit apo ekzekutimit buxhetor.

Situata e krijuar nuk prek vetëm magjistratët. Pengimi i ekzekutimit të listëpagesave dhe i veprimeve financiare të institucioneve të drejtësisë po sjell pasoja të drejtpërdrejta edhe për administratën gjyqësore dhe administratën e prokurorisë, duke bërë që edhe punonjësit e këtyre administratave të mbeten pa marrë pagat e tyre në afatet përkatëse, ndonëse nuk janë subjekte të vendimmarrjes së

Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Bllokimi i pagave të punonjësve të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë cenon drejtpërdrejt funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Ministrit të Financave për garantimin e vijimësisë së pagesave, zhbllokimin e situatës së krijuar dhe marrjen e masave të nevojshme që raste të tilla të mos përsëriten.

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve do të vijojnë ta ndjekin nga afër situatën, duke konsideruar çdo vonesë të mëtejshme në ekzekutimin e pagave si një situatë absolutisht të papranueshme për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë dhe si cenim të zbatimit të vendimit detyrues të Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të një zgjidhjeje të menjëhershme, shoqatat do të përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, përfshirë kërkimin e përgjegjësive ligjore të personave dhe strukturave përgjegjëse për pengimin ose moskryerjen e pagesave./Dosja.al

klgj klp thesari i shtetit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin