27 February 2026, 15:55
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka vendosur që Fondi Shqiptar i Zhvillimit të jetë autoriteti kontraktor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, lidhur me projektin për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza". Në projekt përfshihet ndërtimi i një Muzeu Arkeologjik nëntokësor dhe parkimi nëntokësor.
Në funksion të zbatimit të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës.
Gjithashtu do të kryejë paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim.
Vendimi i Këshillit të Ministrave
Vendim për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut Arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””.
2. Në funksion të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë:
a) të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës;
b) paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit.
3. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
4. Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
5. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al
qeveria vendim muze arkeologjik
Politike
27 February 2026, 15:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Qeveria ka miratuar ditën e sotme një vendim në lidhje me kazinot dhe lojrat e fatit. Me anë të VKM-s&...
Politike
27 February 2026, 15:14
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se “kabineti “Diella...
Politike
27 February 2026, 15:06
E. D
foto ilustruese
SERBI- Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare t&...
Politike
27 February 2026, 14:46
D.S
Pirro Vengu Nancy VanHorn
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë një vlerësim nga ambasada amerikane në...
Politike
27 February 2026, 14:00
E.d
Elisa Spiropali
TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar, pas vendimit të kryeministrit Rama ditën e djeshme i cili e shkarkoi atë nga p...
Politike
27 February 2026, 13:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se ka qënë një privilegj për të të udhëhi...
Politike
27 February 2026, 13:14
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Vilës 30 në Tiranë, ku ka qëndruar për disa orë pas mbl...
Politike
27 February 2026, 13:01
I.A
Linda Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot te 'Vila 30' pas mbledhjes së qeverisë. Mësohet se menjëherë pas ...
Politike
27 February 2026, 13:06
D.S
Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë se ...
Politike
27 February 2026, 12:28
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Pak ditë e ndajnë Kosovën nga zgjedhja e Presidentes apo Presidentit, ose vendi do të shkojë n...