1 November 2022, 17:41
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka realizuar 5 tendera me vlerë 3.6 milionë euro për blerjen e medikamenteve dhe në të 5 procedurat kompanitë fituese janë shpallur pa garë. Gjithashtu në 2 prej tyre fituese është shpallur e njëjta kompani. Instititucionet në vend po i kthejnë në një traditë tenderat e dyshimta. Ndër institucionet që e ka lëshuar dorën në procedura të tilla është edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, siç njihet ndryshe QSUT, e cila së fundmi ka bërë 5 tendera dhe fituesi është shpallur pa garë.
Institucioni që drejtohet nga Albana Fico, ka shpenzuar në 5 procedura 431 milionë lekë, ose rreth 3.6 milionë euro, për blerje barnash. Konkretisht, në tenderin e parë prej 205 milionë lekësh, ose rreth 1.7 milionë euro për blerjen e barnave per trajtimin e pacienteve me sëmundjen Gaucher, ka marrë pjesë vetëm kompania “MEGAPHARMA”, e cila është shpallur dhe fituese. Gjithashtu kompania ka kërkuar sa 100% të vlerës së tenderit për të blerë ilaçet për 12 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.
Në tenderin e dytë, QSUT ka shpenzuar 116 milionë lekë, ose rreth 998 mijë euro për blerjen e barnave për trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor dhe kardiovaskular, ka marrë pjesë vetëm kompania “REJSI FARMA”, e cila është shpallur dhe fituese. Edhe kjo kompania ka kërkuar sa 100% të vlerës së tenderit për të siguruar ilaçet për 24 muaj që nga nënshkrimi i kontratës. Kjo kompani është shpallur fituese edhe në tenderin tjetër të QSUT-së me procedurë të njëjtë.
Bëhet fjalë për prokurimin me vlerë 317 mijë eurosh për blerjen e medikamenteve te tjera që trajtojnë sëmundjet e sistemit nervor dhe kardiovaskular. Edhe në këtë tender ka kërkuar sa 100% të vlerës së tenderit.
Ndërkohë në tenderin e katërt me vlerë 444 mijë euro për blerjen ilaçeve të tjera që trajtojnë sëmundjet e sistemit nervor dhe kardiovaskular, fitues është shpallur subjekti “TRIMED” pa konkurim. Kompania ka kërkuar 99% të vlerës së tenderit për të blerë ilaçet për 24 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.
Ndërsa në tenderin e pestë, QSUT ka shpenzuar rreth 165 mijë euro për blerjen e një tjetër mdikamenti që trajtojnë sëmundjet e sistemit nervor dhe kardiovaskular dhe fituese është shpallur kompania “IMI PHARMA Albania” me procedurë pa konkurim. Edhe kjo kompani ka paraqitur ofertën sa 99.9% të vlerës së tenderit për të blerë ilaçet për 24 muaj që nga nënshkrimi i kontratës. 5 prokurimet e QSUT-së, është një rast tjetër që tregon se prioriteti i qeverisë për hetimin e tenderave pa garë nuk ka asnjë rezultat.
Marrë nga Oranews
albana fico tenderat e qsut
Aktualitet
1 November 2022, 17:40
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një furgon ka përplasur nj&e...
Aktualitet
1 November 2022, 17:33
I.A
karabinierët
ITALI- Një hetim kompleks i kryer vitet e fundit nga agjentët e Komisariatit të Policisë së Rietit, i koordinua...
Aktualitet
1 November 2022, 17:23
I.A
Momenti kur shkoi ne hetuesi
GREQI- Pasditen e së martës “përdhunuesi me tatuazh” i Paleo Faliros u soll në gjykatat e ish-...
Aktualitet
1 November 2022, 17:18
k.m.
41-vjeçarja
Një 41-vjeçare ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, mbushur me një kalvar vuaj...
Aktualitet
1 November 2022, 17:13
I.A
Covid
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Aktualitet
1 November 2022, 16:41
k.m.
Briken Sanaj
TIRANË- Briken Sanaj mund të jetë nxjerr në pritë natën që iu mor jeta me 3 plumba në fytyrë, pos...
Aktualitet
1 November 2022, 16:47
F.M
TIRANË- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga tetë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Plumbi...
Aktualitet
1 November 2022, 16:20
e.k
Gomonia që do të transportonte emigrantët e paligjshëm
BELGJIKË- Tre shqiptarë të moshave 34, 44 dhe 46 vje&cced...
Aktualitet
1 November 2022, 16:29
F.M
Gruaja dëshmitare
TIRANË- Një grua që ka parë përleshjen mes dy të rinjve në Durrës u ka bërë thirrj...
Aktualitet
1 November 2022, 15:46
I.A
Adnan Akiki
KROACI- Një kuzhinier shqiptar në Kroaci është bërë pjesë e emisionit “Somebody Feed Phil&rdqu...