4 September 2026, 21:16
Nga E. D

TIRANË- Aktivisti Edison Lika tha se kryeministri Edi Rama është një i “burgosur” në kryeministri, dhe se ai nuk mund të jetë më në këtë post, për shkak se ka treguar se ka frikë nga qytetarët e tij që ai pretendon se e kanë votuar. Teksa mori fjalën në protestë, pasi u lirua ditën e sotme, aktivisti tha se i gjithë kabineti i tij duhet që të shkojë në burg, ndërsa përmendi edhe rastin e Belinda Ballukut, e cila tashmë është vënë nën akuzë nga SPAK.
“Një kryeministër mund të jetë u burgosur në kryeministri sepse pushtetin nuk e ka marrë prej qytetarëve, por prej atyre që iu falur tokën nga Sazani e deri në Rrjoll. Një kryeministër do të vazhdojë të jetë i burgosur sepse qytetarët edhe sot i dhanë një shuplakë se drejtësia tha se arrestimi është i paligjshëm dhe se protesta është një e drejtë kushtetuese. Një kryeministër do të vazhdojë të jetë u burgosur në kryeministri se kryetari i bashkisë së Tiranës është në burg, ish ministrja e infrastrukturës pritet të shkojë në burg. I gjithë kabineti i tij meriton të jetë në burg.
Ndërsa qytetarët që kanë qenë për 72 orë në bllokun e sigurisë janë të lirë edhe aty sepse qytetarët që kanë dalë për të protestuar janë më të lirë dhe më të vendosur se kurrë për të rrëzuar këtë regjim. Ky kryeministër ia ka lëshuar shtetin në dorë bandave. Qytetarët kërkojnë që pushtetin ta kenë në dorë vetë. Pas provokimit të tij do të marrë mbrapsht mllefin qytetar, sic e mori atë natë ku ngeli i mbyllur në kryeministrinë e tij si palaço dhe nuk gjeti vend nga të ikte. Po a mund të jetë kryeministër një kryeministër që ka frikë nga qytetarët e vet. Shyqyr e nisëm mbarë shtatorin me atë protestë të kryeministria. Ditën e parë që do të ketë parlament që do të jemi aty për t’iu thënë se nuk na përfaqësoni. As nuk na frikësoni," tha ai./Dosja.al
aktivisti edison lika
Aktualitet
4 September 2026, 21:03
E. D
VELIPOJË- Një zjarr në një hotel në Velipojë ka alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës. Raportohet se kati i ...
Aktualitet
4 September 2026, 20:38
E. D
HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte pranë bypass-it të ...
Aktualitet
4 September 2026, 20:26
E.d
Arvina Lleshi
TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi foli sot në protestën e 97-të qytetare kundër qeverisë Rama, pas lirimit t&eum...
Aktualitet
4 September 2026, 20:15
E. D
pamjet
GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë zonën pyjore në hyrje të fshatit Picar, duke krijuar rrezik për për...
Aktualitet
4 September 2026, 20:10
E. D
TIRANË- Protesta e 97-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetar...
Aktualitet
4 September 2026, 19:56
E. D
pamjet
FIER- Situata në Levan, mbetet kritike për shkak të përhapjes masive të flakëve. Si pasojë e flakëve dh...
Aktualitet
4 September 2026, 19:46
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. ...
Aktualitet
4 September 2026, 19:21
E. D
pamjet
LEVAN- Situata me zjarret në Levan të Fierit vijon të jetë alarmante. Flakët kanë përfshira sipërfaqe ...
Aktualitet
4 September 2026, 19:20
G.M
Pamje nga zjarri
FIER- Situata e zjarrit në Levan të Fierit vazhdon të mbetet problematike dhe kritike për banorët e zonës. R...
Aktualitet
4 September 2026, 19:10
G.M
Foto ilustruese
ITALI- Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Napoli, pasi dyshohet se...