16 April 2025, 22:40
Nga r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme dokumentarin e realizuar nga ZDF për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj në Bashkimin Europian. Hoxha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se banditët dhe kriminelët ka kthyer në biznesmenë.
Ai tha më tej se këta persona kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi. Sipas tij, nuk e ndan dot se ky mbaron një organizatë kriminale dhe ku fillon një kompani biznesi.
Gazetari tregoi në emisionin "Çim Peka LIVE" në SYRI TV, edhe si autoritetet gjermane kapën 16 ton kokainë një grupi të organizuar kriminal nga Elbasani.
"Mediat dhe publiku gjerman në vazhdimësi e kanë parë se si Shqipëria ka rrëshqitur drejt një vendi që është kthyer në bazë operacionale të të krimit të organizuar. Sot ky dokumentar që ka bërë së fundmi ZDF-ja, është guri kilometrik i një rruge që ka nisur që nga 2013, duke kaluar nga kanabisi, tek heroina, kokaina dhe sot jemi këta që jemi dhe ne kemi gati me qindra të arrestuar për trafik droge atje.
Madje kemi rastin ekzemplar me autoritetet gjermane, besoj e kuptoni, ku një nga zyrtarët më të lartë të ministrisë së Brendshme, i cili kishte shitur të dhënat që kishin ardhur nga Gjermania për bosët e krimit në Shqipëri. E gjithë kjo ekspoze, përfshirë brenda edhe rastet e njëpasnjëshme dëshmon, se kjo ka qenë një industri që është dirigjuar, lejuar dhe kontrolluar, duke u përdorur në fushatë.
Është një histori që ata nuk e bëjnë thjeshtë, se përgjigja do vijë se ka interferuar opozita dhe e ka bërë për fushatë. Jo, është një vijimësi e investigimeve, i historive të publikuara nga mediat gjermane që në fillimin e mandatit e deri 12 vite pas. Para 6 vitesh ishim këtu, rruga e re, sot nuk është një rrugë e re. Është një grup nga Elbasani kanë futur vetëm në një ngarkesë 16 ton kokainë.
Ne nuk jemi në situatën e vendeve të Amerikës Latine, ku kartelet kanë qeverinë e vet, këtu është ende qeveria që i kontrollon dhe i lëshon këta. Është shteti që i kontrollon, i godet kur do, ua rrit presionin në mënyrë që ata të reagojnë dhe të sigurojnë mandatin dhe gjatë mandatit ata sigurojnë leje për të vazhduar aktivitetin e tyre. Ne kemi pasur në grupe të strukturuara, tani kemi kaluar në organizata. Nga banditë të thjeshtë, i ktheu në biznesmen, kompani që marrin tendera publik dhe sot ata kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi, ku ti nuk e ndan dot qartë se ky mbaron një organizatë dhe ku fillon një kompani biznesi", tha gazetari.
artan hoxha
Aktualitet
16 April 2025, 22:42
N.F
Arma e sekuestruar
KOSOVË- Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut pasditen e së mërkur&eu...
Aktualitet
16 April 2025, 22:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto...
Aktualitet
16 April 2025, 22:15
N.F
Zjarri
TIRANË- Situata me zjarret është problematike nga mungesa e kushteve teknike, ndërgjegjësimi i munguar për rrezikun ng...
Aktualitet
16 April 2025, 22:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për të kuptuar më shumë në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë ...
Aktualitet
16 April 2025, 22:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Deri më tani kemi trajtuar vetëm zjarret që kanë ndodhur në bizneset private, por në vitet e fun...
Aktualitet
16 April 2025, 22:07
N.F
Zjarri
TIRANË- Një tjetër ekspertizë inxhinierike e siguruar nga Inside Story për një zjarr të rënë në nj...
Aktualitet
16 April 2025, 22:05
N.F
Zjarri
TIRANË- Problematikat e mëdha në lidhje me zjarret nuk kanë prekur vetëm banesat private, por edhe bizneset. Rreziku nga zj...
Aktualitet
16 April 2025, 22:04
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Një incident i pazakontë ka ndodhur në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit...
Aktualitet
16 April 2025, 21:56
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e so...
Aktualitet
16 April 2025, 21:52
N.F
Zjarri
SHKODËR- Shkaqet e rënies së zjarreve janë të shumta. Megjithatë, nëse i referohemi ekspertizave dhe ekzaminimeve...