17 August 2026, 20:18
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. E para që e mori fjalën ishte një aktiviste, e cila tha se shqiptarët e bashkuar mund të mundin klasën e inkriminuar 36-vjeçare. Ajo u shpreh se protestuesit kërkojnë që vendi të mos qeveriset më nga autokratë dhe deputetë të lidhur me krimin.
Më tej, aktivistja tha se sheshi është kthyer në një pikë bashkimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Ajo denoncoi gjithashtu incidente gjatë marshimit, duke pretenduar se persona të paidentifikuar kanë dhunuar disa protestues. Në lidhje me këtë, e reja i kërkoi Policisë të bëjë detyrën dhe të hetojë këto raste.
“Jemi në ditën e 79 të protestës, pas 3 ditëve të mrekullueshme të Diasporës që iu bashkua protestës. Protestë po zhvillohen në dhjetëra qytete anembanë Shqipërisë, protestë po zhvillon Diaspora me një thirrje boll me këtë klasë të korruptuar dhe të inkriminuar. Sot në shesh na mbledh një thirrje “Rama në burg Berisha në burg”. Ky shesh është bërë sheshi i bashkimit të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve që vendi të mos qeveriset më nga autokratë dhe deputetë të inkriminuar.
Persona të paidentifikuar kanë dhunuar disa protestues gjatë marshimit, një person tjetër është futur me një mjet të fortë…për këtë dhe incidente të tjera të ngjashme ftojmë të sigurioi kushtet që protesta të jetë paqësore. Policia e Shtetit të bëjë detyrën. Megjithë incidentet e vazhdueshme të inskenuara e të financuara nga pushteti në ikje, ky shesh e ka thënë fjalën dhe ka treguar se beson te bashkimi I shqiptarëve. Dhe ky shesh e ka treguar se beson te revolta qytetare e paqësore. Çdo incidenti i themi se nuk mund të na përçani se kjo është një luftë për një Shqipëri të lirë nga modeli i dhunës”, tha ajo./Dosja.al
aktivistja tirana protesta
Aktualitet
17 August 2026, 20:00
E.d
Qytetarja
TIRANA- Një qytetare ka deklaruar se shteti është i korruptuar, që nga shëndetësia, gjykatat deri tek policia...
Aktualitet
17 August 2026, 19:52
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 79 ditë të revoltës kundër qeverisjes së kryeministrit Ra...
Aktualitet
17 August 2026, 19:46
E.d
Qytetari
TIRANA- Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin "Skënderbej", në ditën e 79-të të protestës ku...
Aktualitet
17 August 2026, 19:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin "Skënderbej", në ditën e 79-të të revoltë...
Aktualitet
17 August 2026, 18:50
E.d
Ylli Zalla
Një grup operacional i Policisë së Tiranës është përqendruar për 48 orë me radhë në kodra...
Aktualitet
17 August 2026, 18:35
E.d
Refit Buzi
Ngjarja e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në banes&e...
Aktualitet
17 August 2026, 18:19
D.S
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Prizrenit, në aksi...
Aktualitet
17 August 2026, 18:03
E.d
Foto ilustruse
PUKA- Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, ndërsa rasti më kritik paraqitet në masivin ...
Aktualitet
17 August 2026, 17:54
D.S
Pamjet e publikuara nga Ministri i Mbrojtjes
TIRANË- Helikopterë mbi vatrat e zjarrit, efektivë që ngjiten në terrene t...
Aktualitet
17 August 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, ndërsa fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vl...