Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një punonjës i administratës vendore theksoi se mbyllja e bashkisë do të sillte pasoja të rënda. Ai theksoi gjithashtu se Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit, ndërkohë theksoi se me mbylljen e bashkisë do shpopullohet vendi.
KLOS- Banorët dhe punonjësit e Bashkisë Klos janë ngritur në portestë, duke kundërshtuar draftin e PS-së për Reformën Territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel. Qytetarët shprehen se ky vendim do të dëmtojë zhvillimin e zonës dhe paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.
“Unë jam kundër ndarjes së bashkive. Më mirë të na çojnë me Tiranën. Ne nuk do marrim pjesë fare në votime nëse këta na bashkojnë me Burrelin. Nuk kemi asnjë leverdi me Burrelin”, tha një banor i Klosit.
Ndërsa një punonjës i administratës vendore theksoi se mbyllja e bashkisë do të sillte pasoja të rënda. Ai theksoi gjithashtu se Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit, ndërkohë theksoi se me mbylljen e bashkisë do shpopullohet vendi.
“Nëpunësit dhe qytetarët e Klosit kanë shumë të drejtë. Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos me hapjen e rrugës së Arbrit. Me mbylljen e bashkisë do të bien edhe institucione të tjera, si arsimi, do shpopullohet vendi. Ndoshta për ata që e kanë menduar për më mirë, por ne nuk kemi shpresë për të jetuar këtu. Sidomos të rinjtë”, punonjës i administratës vendore.
Një tjetër protestues e cilësoi shkrirjen e bashkisë si një humbje të madhe për komunitetin. Qytetari tha më tej se dikush duhet të ngrijë zërin që bashkia e Klosit të mos shkrihet. Po ashtu, ajo u shpreh e vendosur se protestat do t'i vijojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.
“Jemi kundër që të bashkia e Klosit të bashkohet me Burrelin, sepse kjo bashki mori frymë dhe tani të largohet, për mua është humbje e madhe. Dikush duhet të flasë që të mbahet bashkia e Klosit. Ne protestat do ti vazhdojmë”, tha qytetarja.
Një prej punonjëseve, e cila tha se punon në Bashkinë Klos që prej vitit 1992, u shpreh se është e kënaqur me arritjet e institucionit dhe i bëri thirrje deputetit të zonës që t'i mbështesë qytetarët në protestë.
“Jemi kundër bashkimit me bashkinë e Burrelit. Unë kam që në 1992 që punoj këtu. Jam e kënaqur me arritjet që ka bashkia e Klosit, prandaj i bëj thirrje deputetit të zonës që t’i prijë para komunitetit të Klosit dhe të ngrejë zërin në Parlament për kundërshtimin e këtij vendimi që kanë marrë”, tha një punonjëse e bashkisë Klos.
Edhe një tjetër punonjëse e bashkisë deklaroi se mbështet qëndrimin e komunitetit lokal, duke theksuar se Klosi plotëson kriteret për të mbetur bashki më vete.
“Jemi në mbështetje të komunitetit klosian, unë si banore dhe punonjëse e kësaj administrate në mënyrë kategorike shpreh qëndrimin kundër bashkimit të bashkisë së Klosit me atë të Burrelit. Bashkia Klos duhet të jetë më vetë sepse i plotëson komponentët për të qenë bashki më vete”, tha punonjësja tjetër e bashkisë Klos./Dosja.al
orest sota TIRANË- Biznesmeni Orest Sota, i cili është arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen “Ar...
KLOS- Drafti i Partisë Socialiste për Reformën e re Territoriale ka krijuar pakënaqësi në shumë bashki të vendit. Pas ...
pamje nga protesta TIRANË- Diaspora shqiptare ka lajmëruar se të shtunën më 1 gushtit do mbajë protestë kombëtare n...
pamjet nga protesta TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 62-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët k...
Edison Xhaka dhe Aleksandër Toçila KRETË- Edison Xhaka, 27 vjeç nga Elbasani dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç...
TIRANË- Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin t...
foto ilustruese TIRANË- Fitimi operativ bruto i ekonomisë shqiptare ka shënuar një rritje të fortë pas pandemisë, por t&...
KOSOVË- Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka vazhduar të shënojë rënie edhe gjatë ...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti...
Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky fenomen...