Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 181 milionë euro, në rritje gjithashtu me 26% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 192 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 181 milionë euro, në rritje gjithashtu me 26% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna kanë arritur nivelin më të lartë historik për tremujorin e parë të vitit, si në terma neto, ashtu edhe në ato bruto.
Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.
Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.
Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.
Për 3-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 274 milionë eurove, në rritje me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 466 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 15% më e lartë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 3-mujorin e parë të këtij viti.
Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare. Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).
Për 3-mujorin 2026, ato arritën në 181 milionë euro, 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe nga rritja e ndjeshme e kostos së punës./Monitor
Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky fenomen...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe t&eu...
GREQI- Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy shtetasve shqiptarë në orët e para të mëngjesit t&eum...
TIRANË- Protesta e 61 kundër qeverisë Rama është mbyllur. Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit...
DIMAL- Pas protestës në Poliçan dhe thirrjes së qytetarëve të Maliqit, edhe qytetarët në Bashkinë Dimal ka...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Prot...
pamjet POLIÇAN- Banorët e Poliçanit i kanë vënë flakën kartave të anëtarësisë gjatë portes...
pamje nga protesta POLIÇAN- Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë këtë të enjte në qytetin e Poli...
Arben Kola TIRANË- Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestë...
TIRANË- Një protestues nga Montreali i Kanadasë i është bashkuar protestës para Kryeministrisë. Gjatë fjalës s&eu...