Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai bëri thirrje për zgjerimin e mosbindjes civile, ndërkohë ftoi qytetarët për një pjesëmarrje më të madhe në protesta.
TIRANË- Aktivisti Meçan Zotaj ka komentuar protestën e mbrëmjes së kaluar dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Gjatë fjalës së tij, Zotaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se është larguar nga Kryeministria nën masa sigurie si skuth, nga ana tjetër e zyrës së tij. Ai bëri thirrje për zgjerimin e mosbindjes civile, ndërkohë ftoi qytetarët për një pjesëmarrje më të madhe në protesta.
"Mirë se kemi ardhur në ditën e 95-të të rezistencës sonë kundër sistemit mafioz shtetëror. Mbrëmë ka qenë një nga ditët më të bukura të revolucionit, të kësaj proteste, kur miu u sul në qarkun e vetë. Populli i tregoi se ai nuk mund të kalojë rrugën gjithmonë, sepse është një tradhtar që bën pazare me trojet tona, si ta ketë çifligun e babait të tij. Gjatë kohës që ne jemi shtyrë fuqishëm me policinë që mbron kriminelin dhe tradhtarin Edi Rama, ai ka dalë si skuth nga krahu i piramidës, me një automjet të Gardës. Kanë arrestuar 14 nga protestuesit tanë rezistues. Pas largimit tonë për të vajtur dhe mbështetur djemtë tanë në stacionet policore, të arrestuar dhunshëm dhe padrejtësisht, atëherë ka dalë eskorta e kriminelit për t’u bashkuar në vilat e Surrelit.
Dashakeqët e protestës, delirantët, patronazhistët, analistët, banalistët dhe lëpirësit e pushtetit janë munduar me çdo formë të luftojnë protestën, lëvizjen tonë për çlirimin e ardhur nga kthetrat e mafies. Por populli sot po tregon që ne nuk jemi të lehtë të biem në kurthet e delirantëve dhe të lëpirësve të pushtetit, sepse ky popull ka dinjitet. Këta njerëz janë heronjtë e 95 ditëve dhe në vazhdim, për t’i thënë boll korrupsionit dhe krimit. Ne jemi Shqipëria, shqiptarët, që na është thurur kënga për breza dhe vite për dinjitet dhe jo për servilizëm, si ata që zgjedhin rrugë minjsh për t’u larguar nga zyrat e pushtetit. Të mblidhemi në këtë mosbindje, të jemi edhe më shumë, të bllokojmë në një shkallë të caktuar të gjitha arteriet e shtetit, sepse ata kanë bllokuar jetët tona. Jini të përgatitur, se i kemi lutur me ditë dhe muaj të tërë, me mënyrat më paqësore të mundshme. Talljet dhe orvatjet që kanë bërë do t’u kthehen bumerang dhe do të ballafaqohen me poshtërësitë e tyre," tha Meçan Zotaj./Dosja.al
Luçiana Kokaj TIRANË- Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë fjalës së saj u ndal edhe te arrestimi i 14 qytetarëve në...
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton në SHBA i është bashkuar protestës në Tiranë. Gjatë fjalës s&eum...
TIRANË- Gjatë grumbullimit të qytetarëve në shesh, një i ri ka bërë thirrje për mosbindje civile. Ai ka thek...
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur këtë të hënë në protestën e 95-të radhazi për largimin e Kryemi...
Gjykata e Lartë TIRANË- Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të...
Pamje nga zjarri GJIROKASËR- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në hyrje të fshatit Këllëz,...
pamjet nga zjarri DIBËR- Një zjarr është përhapur pasditen e sotme në fshatin Gjoricë, në afërsi të xham...
Kejvina Kthjella dhe Anela Osmani TIRANË- Anela Osmani, vajza që mashtroi Kejvina Kthjellën, ish-të dashurën e të dënuar...
Pamje nga vjedhja TIRANË- Njëri nga tre personat e arrestuar për vjedhjen e 27 milion lekëve dhe bizhuterive me vlerë 5 mijë ...
TIRANË- Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar lidhur me bllokimin e pa...