LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Gallup Global Emotions 2024: Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon

Nga ana tjetër, pas Kosovës, jemi ata që përjetojmë më shumë kënaqësi, ndjesi çlodhje, buzëqeshim më shumë e trajtohemi me më shumë respekt.

26 June 2024, 07:29 Nga M.B
Raporti i Gallup Global Emotions 2024: Shqiptarët janë më të
Harta

TIRANA- Shqiptarët, janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa i përket pesë përvojave negative. Nga ana tjetër, pas Kosovës, jemi ata që përjetojmë më shumë kënaqësi, ndjesi çlodhje, buzëqeshim më shumë e trajtohemi me më shumë respekt.

Të dhënat u bënë të ditura në raportin e Gallup Global Emotions 2024, i cili ofron një pamje të matjeve më të fundit të përvojave pozitive dhe negative të përditshme të njerëzve. Gjetjet bazohen në afro 146,000 intervista me të rritur, në 142 vende dhe zona në vitin 2023.

Indekset e përvojës pozitive dhe negative të Gallup-it, matin gjërat e paprekshme të jetës – ndjenjat dhe emocionet që treguesit ekonomikë tradicionalë si PBB-ja, nuk arrijnë t’i pasqyrojnë. Çdo indeks ofron një fotografi në kohë reale e përvojave të përditshme të njerëzve, duke u ofruar udhëheqësve njohuri mbi shëndetin e shoqërisë, që nuk mund t’i mbledhin vetëm nga treguesit ekonomikë.

A i keni përjetuar ndjenjat e mëposhtme gjatë një pjese të madhe të ditës së djeshme? Ja si u përgjigjën të anketuarit shqiptarë:

24 për qind e shqiptarëve pohuan se një ditë më parë përjetuan zemërim, ndërsa 74% jo

29% u ndjenë të trishtuar, 70% nuk përjetuar trishtim, 1% refuzoi të përgjigjet.

49% përjetuan stres në ditën pararendëse, 50% jo, 1% refuzoi të përgjigjet.

40% ishin të shqetësuar, 60% jo

46% e të anketuarve ndjen dhimbje fizike një ditë më parë, ndërsa 53 për qind jo, 1 %refuzoi të përgjigjet. (më të lodhurit në rajon)

68 për qind e të anketuarve përjetuan kënaqësi, 31% jo, 1% refuzuan të përgjigjen

65% u ndjen të çlodhur, 34% jo, 1 % refuzuan

Mësuat apo bëtë diçka interesante

35% mësuan apo bën diçka interesante, 65% jo, 1% refuzuan

Buzëqeshët ose qeshët

74% kanë arritur të buzëqeshin, 25% jo, 1 % kanë refuzuar të përgjigjen

92% u trajtuan me respekt, 7% jo, 1% refuzuan.

Në Europë më të stresuarit janë grekët, më pak të zemëruar janë finlandezët dhe portugezët, më pak të mërziturit janë shtetasit e Kosovës dhe të Polonisë.

Bota u përfshi nga konflikti në vitin 2023 – ndërsa lufta midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdoi dhe një e re shpërtheu mes Izraelit dhe Hamasit – por ishte mirë emocionalisht sesa në kulmin e pandemisë.

Emocionet negative u ulën për herë të parë në një dekadë, dhe emocionet pozitive u kthyen në nivelet para pandemisë.

Ulet indeksi i përvojave negative

Në nivel global, Indeksi i Përvojave Negative të Gallup ra për herë të parë që nga viti 2014. Të pesë emocionet negative që përbëjnë indeksin, ranë midis 2022 dhe 2023, ku stresi shënoi rënien më të madhe.

Tridhjetë e shtatë për qind e të rriturve në mbarë botën, u ndjenë të stresuar në vitin 2023, tre pikë përqindje më poshtë se vitin e kaluar, por shumë më lart se ku ishte një dekadë më parë (33%) dhe vitet para kësaj.

Guinea dhe Izraeli udhëheqin në përvoja negative

Afganistani nuk shënon më pikët më të këqija në Indeksin e Përvojës Negative. Guinea, e cila vazhdon të

përballet me pasigurinë, pas një grusht shteti ushtarak në 2021, shënoi pikën më të lartë në botë në indeksin e vitit 2023, 53 pikë. Stresi u rrit në nivele rekord në Guinea, duke u rritur me 10 pikë midis 2022 dhe 2023.

Izraeli, të cilin Gallup e anketoi dy javë pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, fitoi një vend në këtë listë për herë të parë, me një rezultat 47 pikë - në të njëjtin nivel me Afganistanin dhe Liberinë. Në vitin 2022, Izraeli u rendit ndër vendet me rezultatet më të ulëta në botë në këtë indeks.

Rezultati i indeksit të Izraelit, u përkeqësua nga rritjet në nivel rekord të emocioneve negative, si pasojë e sulmeve. Shumica e izraelitëve përjetuan shqetësim (67%), stres (62%) dhe trishtim (51%) në mënyrë të paprecedentë. Mbi një në tre izraelitë (36%), thanë se përjetuan shumë zemërim – jo një nivel i ri, por ende përqindja më e lartë, që nga viti 2013.

Rimëkëmbet plotësisht indeksi i përvojave pozitive

Duke përforcuar më tej, se 2023 ishte një vit më i mirë për shëndetin emocional të botës, përvojat pozitive u kthyen në nivelet para pandemisë, teksa përmirësimi kishte nisur në 2022.

Njerëzit nën 30 vjeç vazhduan të ishin më pozitivët nga të gjitha grupmoshat. Më tej, pozitiviteti i tyre u rikthye më shpejt, me emocionet që arritën nivelet para pandemisë, një vit më herët se grupmoshat më të vjetra.

Pjesa më e madhe e përmirësimit të indeksit në vitin 2023, ndodhi tek ata të moshës 30 vjeç e lart.

Bota mësoi diçka në 2023

Për gati dy dekada, përqindja e njerëzve në mbarë botën, që thanë se mësuan ose bënë diçka

Interesante, rrallë ka kaluar 50%. 54%, që e bënë këtë në 2023, përfaqëson një rekord të lartë.

India, Islanda, Greqia dhe Kina panë rritje dyshifrore në këtë tregues në vitin 2023.

Më shumë njerëz në të gjitha grupmoshat, thanë se i kishin këto mundësi në 2023, krahasuar me një vit më parë, por personat më të rinj se 30 vjeç, vazhduan të kenë më shumë gjasa ta thonë këtë (59%).

Përqindjet tek moshat më të mëdha gjithashtu arritën nivele të larta (54% për ata të moshës 30 deri në 49 vjeç dhe 50% për ata të moshës 50 vjeç e lart).

Afganistani pak më pak i zymtë, por ende më pak pozitiv në botë

Rezultatet e Indeksit të Përvojave Pozitive në mbarë botën, varionin nga 86 në Paraguaj dhe Panama, në një nivel të ulët 38, në Afganistan, i cili ka shënuar pikët më të ulëta në botë pothuajse çdo vit, që nga viti 2017.

Rezultati i Afganistanit në indeks, ishte pak më i lartë në 2023, sesa ishte në 2021 ose 2022 pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Megjithatë, rezultati i tij prej 38, mbetet më i ulëti në botë dhe shumica e afganëve janë ende duke jetuar në mjerim. Sondazhet e Gallup treguan se afganët në përgjithësi, po e vlerësonin jetën e tyre aq dobët, sa konsideroheshin të vuajtur.

Pjesa më e madhe e përmirësimeve të kufizuara të kohëve të fundit, në emocionet pozitive, ka ndodhur te meshkujt afganë. Në vitin 2023, burrat afganë shënuan 42 në indeks, krahasuar me 34 për gratë afgane.

Afganistani është renditur si vendi më pak pozitiv në botë, çdo vit që nga viti 2017, përveç vitit 2020, kur Gallup nuk mundi të vëzhgonte vendin, për shkak të pandemisë. Pas rënies në një nivel të ulët rekord global nga 32 në 2021, rezultatet janë rritur çdo vit, duke arritur në 38 në 2023.

Mbi një në pesë të rritur në mbarë botën ndjehen të vetmuar

Duke pasur parasysh kërcënimin thelbësor, që paraqet vetmia dhe izolimi për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, Gallup kohët e fundit ka shtuar ‘vetminë’, në listën e emocioneve negative, për të cilat pyet botën.

Një analizë e marrëdhënieve midis vetmisë dhe emocioneve të tjera, zbulon se njerëzit, që thanë se ndjeheshin të vetmuar, kishin më pak gjasa të përjetonin emocionet pozitive.

Matja fillestare e Gallup në vitin 2023, tregoi se mbi një në pesë të rritur në mbarë botën (23%), raportuan ndjenja vetmie gjatë shumë ditëve. Megjithatë, përvojat e vetmisë varionin gjerësisht në botë, nga niveli më i lartë prej 45% në kombin ishullor të Komoros, në një nivel më të ulët prej 6% në Vietnam./ Monitor

shqiptaret

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin