1 December 2023, 14:37
Nga h.k
Pish Poro
FIER-Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyrore të Pishë Porosë, në Fier, ka djegur plotësisht një sipërfaqe pyjore me pisha prej 365, 78 hektarë e cila nuk mund të gjenerohet më në rrugë natyrore.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrotjrua në përgjigje të një kërkese për informim të Zërit të Amerikës tha se vlera e dëmit të përllogaritur, sipas akteve ligjore, kap shifrën e 1,2 milionë dollarëve. Sipas Agjencisë zjarri që nisi më 23 shtator dhe vijoi disa ditë përshkoi një sipërfaqe të përgjithshme prej 818.5 hektarë.
Të dhënat për dëmtimet nga zjarri masiv u mblodhën në terren nga një grup përfaqësuesish, jo vetëm të institucioneve, por edhe Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe organizatave të shoqërisë civile. Një raport i hartuar prej tyre jep më shumë të dhëna për zonat pyjore të djegura plotësisht, që nuk mund të rigjenerohen dhe duhen të priten dhe zonat ku duhen kryer pastrime të parcelave pyjore.
Pasojat e djegies së masiveve të mëdha pyjore në zonën e mbrojtur natyrore “Pishë Poro –Nartë”, sipas specialistëve pritet të jenë të mëdha për sa i përket erozionit dhe depërtimit të detit në tokë.
Brezi i pishave të buta halore, mbjellë rreth shtatëdhjetë vite më parë, shërbente si mbrojtje dhe dëmet nga zjarri herë pas herë po e degarojnë këtë masë mbrojtëse në pjesën më të madhe të kësaj zone bregdetare. Pamjet me dron të këtyre ditëve në bregdetin e Semanit flasin për sipërfaqet e mëdha pyjore që janë djegur plotësisht dhe nuk kanë më rol mbrojtës si dhe të ujrave të detit që depërtojnë në thellësi të tokës.
Zjarri i shtatorit të këtij viti ishte me pasojat më të mëdha të këtyre viteve të fundit dhe autoritetet prej 10 ditësh nuk arritën të vinin kontroll për shkak të erërave të forta dhe pamundësisë për të depërtuar në brendësi të vatrave të zjarrit
Ministria e Mbrotjes në përgjigje të një kërkese për informim i tha Zërit të Amerikës se 910 forca operacionale dhe 106 mjete u angazhuan në operacion dhe në mbështetje të tyre në terren, operuan nga ajri 2 avionë CANADAIR, të ofruar nga shteti grek në kuadër të aktivizimit të Mekanizmi Europian të Mbrojtjes Civile duke duke kryer 24 hedhje me ujë nga ajri.
Specialistët e mjedisit vlerësojnë se Shqipëria duhet të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin e zjarreve pasi bashkitë kanë pak mjete, shumica e tyre të vjetëruara, ndërsa këtë vit emergjencat civile shqiptare nuk kishin asnjë mjet efektiv për ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e zjarreve.
zjarri ne pish poro
Aktualitet
1 December 2023, 14:01
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëron se vendi është i përgatitur për sanksionet q&e...
Aktualitet
1 December 2023, 13:47
h.k
Foto ilustruese
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme ndarjen e çështjes për ngjarjen tragjike të ndodhur...
Aktualitet
1 December 2023, 13:02
A.B
AMP
TIRANË- Zbërthimi i aplikacioni Sky ECC që u bë nga autoritetet belge dhe franceze ka çuar në pranga disa zyrtare ...
Aktualitet
1 December 2023, 12:33
h.k
Hidrocentrali ne Gramsh
GRAMSH- Punëtori 51-vjeçar Fisnik Vrapi ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti n&e...
Aktualitet
1 December 2023, 12:16
A.B
Policia
TIRANË- Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të dytë të banesës s...
Aktualitet
1 December 2023, 11:41
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar Kristjan Lukajn, bashkëpunëtorin në tentativën për t’i ...
Aktualitet
1 December 2023, 11:29
h.k
Ema, studentja greke
GREQI- Nëna e studentes 21-vjeçare Ema, që u nda në mënyrë tragjike nga jeta në 22 Nëntor t...
Aktualitet
1 December 2023, 11:30
A.B
DASH
TIRANË- Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë ka analizuar përpjekjet për luft&e...
Aktualitet
1 December 2023, 11:13
h.k
I afermi i Shefqet Hases
KAMËZ- Një i afërm i Shefqet Hasës, viktimës që mbeti i vdekur si pasojë e konfliktit ditë...
Aktualitet
1 December 2023, 11:02
A.B
Momenti i sherrit
PUKË- Një 51-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Pukë, pasi ka goditur me sende të...