LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Raporti, i cili vlerëson politikat dhe kushtet për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, nënvizon se presioni mbi tregun e punës shkon përtej numrit të banorëve që janë larguar.

9 July 2026, 07:25 Nga E. D
Raporti, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e
foto ilustruese

Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim po tkurrin forcën e punës së Shqipërisë, ndërsa numri i vendeve të lira po rritet shpejt. Popullsia e vendit ra me rreth 430,000 banorë ndërmjet viteve 2011 dhe 2023. Tkurrja prej afro 14% e çoi popullsinë rezidente në rreth 2.4 milionë banorë, një rënie që raporti i OECD-së, “Indeksi i Politikave për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2026 – Profili Ekonomik i Shqipërisë”, e lidh me emigrimin e vazhdueshëm dhe normat e ulëta të lindshmërisë.

Raporti, i cili vlerëson politikat dhe kushtet për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, nënvizon se presioni mbi tregun e punës shkon përtej numrit të banorëve që janë larguar.

Numri i shqiptarëve që jetonin jashtë vendit vlerësohej në më shumë se 1.2 milionë në vitin 2024, ose mbi 230,000 persona më shumë se në vitin 2015. Norma e emigrimit arriti në 31.1%, e dyta më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Prirja mund të vazhdojë. Një anketë e vitit 2023 tregoi se pothuajse dy të tretat e popullsisë në moshë pune (rreth 67%) do ta konsideronin emigrimin nëse do t’u jepej mundësia, ndërsa rreth 13% deklaruan se kishte gjasa të largoheshin në vitet e ardhshme.

Largimet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te punonjësit me kualifikime të larta, duke rritur presionin mbi kompanitë që kërkojnë staf të specializuar. Rreth 95% e bizneseve të anketuara kërkuan veprime më të forta nga qeveria për të mbajtur talentet në vend dhe për të trajtuar boshllëqet në tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, popullsia që mbetet në Shqipëri po plaket me shpejtësi. Mosha mediane u rrit nga 35.5 vjeç në vitin 2011 në 44.3 vjeç në vitin 2024.

Një në pesë banorë është tashmë 65 vjeç ose më i moshuar. Vetëm ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, numri i banorëve mbi 65 vjeç u shtua me më shumë se 21,000 persona. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i të rinjve të moshës 15-29 vjeç ra me më shumë se 18,000.  Kombinimi i emigrimit dhe plakjes ka bërë që popullsia në moshë pune të tkurret me 18.3% që nga viti 2011, duke ngushtuar bazën nga e cila bizneset mund të rekrutojnë punonjës.

Rikualifikimi i punonjësve

Nga ana tjetër, ritmi i rikualifikimit të fuqisë punëtore mbetet i ulët. Vetëm 1.6% e personave të moshës 25-64 vjeç morën pjesë në arsim ose trajnim gjatë vitit 2024.

Kjo përqindje ishte vetëm 12% e mesatares së Bashkimit Europian, ku pjesëmarrja arriti në 13.3%. Hendeku me BE-në po zgjerohet. Pjesëmarrja në arsimin e të rriturve në Shqipëri është rritur me vetëm 0.5 pikë përqindjeje që nga viti 2016, ndërsa në Bashkimin Europian treguesi është rritur me më shumë se tri pikë përqindjeje gjatë së njëjtës periudhë.

Pjesëmarrja e ulët në trajnim po bëhet më problematike ndërsa kërkesa për punonjës rritet. Shqipëria regjistroi më shumë se 61,000 vende të lira pune në vitin 2023, një rritje prej 54% krahasuar me një vit më parë. Rreth 75% e tyre ishin pozicione të sapokrijuara.

Rritja e vendeve të lira nuk u shoqërua me një ulje të ngjashme të papunësisë. Norma e papunësisë mbeti në 9.4% në vitin 2024, ndërsa papunësia afatgjatë ishte 6.6%, kundrejt 1.9% në Bashkimin Europian. Industria përbënte 33.8% të vendeve të lira, tregtia 14.6%, ndërsa akomodimi dhe shërbimet ushqimore 14.2%.

Sipas OECD-së, kombinimi i një numri të lartë vendesh të lira me papunësi të vazhdueshme tregon se problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e punëkërkuesve. Ai pasqyron një mospërputhje strukturore ndërmjet aftësive që kërkojnë punëdhënësit dhe atyre që ofron forca ekzistuese e punës.

Pa zgjerimin e programeve të rikualifikimit dhe trajnimit, veçanërisht në sektorët që po krijojnë më shumë vende pune, raporti paralajmëron se ky hendek mund të vazhdojë ose të zgjerohet, duke kufizuar si rritjen ekonomike, ashtu edhe rezultatet e punësimit./MONITOR

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin