27 October 2022, 16:11
Nga I.A
banoret
DURRËS- Një ditë pas rrezikut për një shpërthim të mundshëm nga rrjedhja e pakontrolluar e gazit në një zonë të banuar në Porto Romano të Durrësit, fabrika ku ndodhi incidenti ka vijuar punën normalisht. Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal ndaj administratorit të kompanisë për ndotje të ajrit dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në pune. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjetur mangësi të theksuara në dokumentacion, ku përmendet mungesa e certifikatës për transportin e mallrave të rrezikshëm, ndërsa cisterna e incidentit rezulton të jetë e pacertifikuar.
“Sot puna vazhdon si në normalitet por nuk është mirë. Kjo duhet të hiqet. Unë kam njerëzit e mi në punë këtu por duhet mbyllur urgjentisht se mbi jetën nuk vlen asgjë”, thotë një qytetar.
“Ndihemi të frikësuar. Kjo është bombë atomike. Erdhën për shampo e biskota dhe të punësojnë gratë e filluan bombolat e gazit”, thotë një tjetër.
“Të punësuar janë hallexhinj të zonës dhe jo të kualifikuar. Jemi të pambrojtur. Pa asgjë.”
“Është keq dhe në shkolla. U mbyll dje dhe ata po e lejnë pas dore. Ne s’jemi në Ukrainë. Jemi në Shqipëri të merren masa sa më parë’, bën thirrje qytetari.
“Kur shihja luftën në televizor, gruaja më tha: ti e ke luftën këtu”, tregon banori.
Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa” që ndodhet përballë fabrikës ku ndodhi incidenti, një ditë më parë mbylli dyert e saj, ndërsa sot nxënësit dhe mësuesit janë kthyer duke vijuar normalisht procesin mësimor. Megjithatë në klasa ka pasur dhe mungesa, pasi disa prindër kanë hezituar për çështje sigurie t’i dërgojnë nxënësit në shkollë.
“Jemi pa asnjë lloj mbrojtjeje. Na ka mbet vetëm me blloku shkollën dhe rrugët. Presim orë e çast që të merren masa. I kam thënë dhe drejtuesit të policisë që për t’u ngatërruar dy persona dhe për një gisht dore merren masa menjëherë. Presim shiritin t’i vihet e të bllokohet ky subjekt këtu. E shohim të paarsyeshme këtë të keqe këtu në mes të lagjes. Shkolla 50 metra. Ky është një tmerr i madh jo vetëm për ne, po për të gjithë Durrësin mbarë”.
Pasi kanë protestuar për vite të tëra kundër vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, banorët kërkojnë sërish mbështetjen e shtetit në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të tyre.
Marrë nga Top Channel
porto romano
Aktualitet
27 October 2022, 16:00
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës për vjedhje. Mësohet...
Aktualitet
27 October 2022, 16:01
a.l
Lojera fati
TIRANË-- Një 54- vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke vendosur baste sportive në...
Aktualitet
27 October 2022, 15:45
k.m.
Avni Meçja
ITALI- 42-vjeçari shqiptar Avni Meçja, i cili akuzohet për vrasjen e parteres së tij rumunes Alexandra Elena Moca...
Aktualitet
27 October 2022, 15:15
I.A
Pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një makinë ka humbur kontrollin. Si pasoj&...
Aktualitet
27 October 2022, 14:55
A.B
Ibrahim Lici
TURQI- Ibrahim Lici ka mohuar lajmet se është arrestuar në Turqi. Përmes një reagimi, ai thotë se për vrasj...
Aktualitet
27 October 2022, 14:29
A.B
Policia
TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas arrestimit të Gentian Malindit. Operacioni i koduar 'Kuito', u fina...
Aktualitet
27 October 2022, 14:26
A.B
Faruk Ozer
TIRANË- Ish “bossi” i kriptmonedhave Faruk Ozer, i cili u arrestua në vendin tonë disa kohë më par&eum...
Aktualitet
27 October 2022, 14:06
e.k
Niko Peleshi
TIRANË- Është shoqëruar me tensione mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës q...
Aktualitet
27 October 2022, 14:23
A.B
Autoriteti
Autoriteti i Konkurrencës vendosi ditën e mërkurë të gjobisë kompaninë Bankers Petroleum me një gjob&eum...
Aktualitet
27 October 2022, 14:08
F.M
Gentian Malindi
TIRANË- Gentian Malindi, i shpalluri në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokain&...