29 July 2026, 14:39
Nga E.d
Orest Sota
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ditën e sotme ankimin e biznesmenit Orest Sota për lirimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi që po kryen SPAK për një grup kriminal. Ky grup kriminal ka operuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Orest Sota u arrestua në qershor të vitit 2026 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pastrim parash.
Në prill të këtij viti, biznesmeni qëndroi 5 orë në SPAK ku dha shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t, çështje për të cilën rezulton në kërkim edhe Ergys Agasi me të cilin Sota njihet për lidhjet e miqësisë. Po ashtu, Sota rezulton edhe ish-ortak në Equos, pronë e Agasit.
Ai është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI. Në prill të këtij viti, Sota u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për pesë orë, duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.
Po ashtu Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. Nga operacioni i SPAK me Policinë është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Deri tani janë lëshuar 20 masa sigurie për anëtarët e grupit, që dyshohen të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës, ndërsa të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.
Njoftimi
-Miratimin e Urdhrit t sekuestros preventive n.432, datë 10/06/2026 te Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, apeluar nga personat e interesuar “Top seven’ shpk, z.Ardian Zykaj, zj.Oriela Kodra, zj.Era Xhabafti, zj.Viola Allka, zj.Valentina Muska,
‘Amar Logistic’ shpk, ‘Auto Fusion Plus’ shpk, ‘Mondi Trans’ shpk dhe ‘Soleil & Sea’ shpk.
-Mospranimin për shqyrtim të ankimit të ngritur nga personat e interesuar
Orest Sota dhe Fortis Beton Co’./Dosja.al
orest sota apeli i posaçëm biznesmeni
Aktualitet
29 July 2026, 14:21
E.d
Foto ilustruse
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosov...
Aktualitet
29 July 2026, 14:05
E.d
Foto ilustruse
BULQIZA- Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke dhe pyjore në Bulqizë, gjë e cila ka rrez...
Aktualitet
29 July 2026, 13:53
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Arrestimi në Francë i biznesmenit Ermal Beqiri ka rikthyer në qendër të vëmendjes dos...
Aktualitet
29 July 2026, 13:05
G.M
Foto ilustruese
SARANDË- Policia Kufitare e Sarandës ka nisur një operacion kontrolli ndaj mjeteve lundruese përgjatë vij&eum...
Aktualitet
29 July 2026, 12:52
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 23-vjeçar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali....
Aktualitet
29 July 2026, 12:29
G.M
Foto ilustruese
ITALI- Një 30-vjeçar nga Ankona, në Itali, ka përjetuar një histori të rëndë pasi një m...
Aktualitet
29 July 2026, 11:40
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Një incident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 08:30, në ...
Aktualitet
29 July 2026, 10:52
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një person ka humbur jetën pas një a...
Aktualitet
29 July 2026, 10:49
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmeti...
Aktualitet
29 July 2026, 10:02
G.M
Adnan Xholi
TIRANË- Postin i Prokurorit te Përgjithshëm ka vënë në garë kandidatët teksa Adnan Xholi është...