Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2027 parashikohen 17.28 miliardë lekë për pacientët e trajtuar me receta me rimbursim, nga 13.5 miliardë lekë që janë në dispozicion këtë vit.

TIRANË- Fondi për rimbursimin e barnave pritet të shënojë rritje vitin e ardhshëm. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2027 parashikohen 17.28 miliardë lekë për pacientët e trajtuar me receta me rimbursim, nga 13.5 miliardë lekë që janë në dispozicion këtë vit.
Në vlerë absolute, fondi pritet të shtohet me rreth 3.78 miliardë lekë, ose 28% krahasuar me vitin 2026.
Rritja e parashikuar për vitin e ardhshëm është ndjeshëm më e lartë se ajo e këtij viti. Për vitin 2026, fondi për Listën e Barnave të Rimbursueshme u rrit me 900 milionë lekë, nga 12.6 miliardë lekë në vitin 2025 në 13.5 miliardë lekë, ose me rreth 7%.
Rritja e financimit për barnat me rimbursim parashikohet të vazhdojë edhe në dy vitet pasuese, por me ritme më të ngadalta. Në vitin 2028, fondi parashikohet të arrijë në 18.23 miliardë lekë, rreth 942 milionë lekë më shumë se në vitin 2027, ose një rritje prej 5.5%.
Për vitin 2029, financimi parashikohet në 18.81 miliardë lekë, me një tjetër shtesë prej rreth 585 milionë lekësh, ose 3.2%.
Krahas rritjes së financimit, dokumenti afatmesëm parashikon zgjerim gradual të Listës së Barnave të Rimbursueshme.
Numri i barnave në listë, nga 1,356 në vitin 2026, parashikohet të rritet në 1,376 në 2027, në 1,396 në vitin 2028 dhe në 1,406 në vitin 2029.
Kjo do të thotë se gjatë tre viteve të ardhshme parashikohet shtimi i rreth 50 barnave në listën e rimbursimit.
Numri i pacientëve të financuar nëpërmjet skemës parashikohet të mbetet rreth 400 mijë në vit gjatë periudhës 2027–2029.
Financimi mesatar buxhetor për pacient rritet nga rreth 33,750 lekë në vitin 2026, në afërsisht 43,200 lekë në 2027 dhe rreth 47 mijë lekë në vitin 2029.
Këto shifra përfaqësojnë raportin mes fondit total dhe numrit të pacientëve dhe jo shumën individuale të rimbursimit që merr çdo pacient, e cila ndryshon sipas diagnozës dhe barnave të përdorura.
Rritja e parashikuar për vitin 2027 e çon kështu fondin e rimbursimit të barnave në një nivel rreth 49% më të lartë se në vitin 2025, kur për këtë qëllim ishin parashikuar 12.6 miliardë lekë.
Mirëpo edhe kjo shumë nuk do të mundet të plotësojë nevojat me medikamente të një popullsie në plakje dhe me rritje të barrës së sëmundjeve./Monitor.al
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
protesta ne divjake DIVJAKË- Dita e 31-të e protestës në Divjakë është mbyllur me më pak pjesëmarrje dhe ...
Anija Vlora TIRANË- Tre javë më parë, Bashkia e Barit organizoi një ceremoni për 35-vjetorin e mbërritjes së anijes...
protesta 92 TIRANË- Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, n&e...
pamje nga protesta TIRANË- Në ditën e 92-të të protestës përpara Kryeministrisë, gazetari Osman Stafa k...
pamje nga protesta TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka bërë një denoncim të fortë nga foltorja e protestës p&eum...
FOTO ILUSTRUESE LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku tre automjete janë përplasu...
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata e zjarreve në vend mbetet nën monitorim të pandërp...
protesta 92 TIRANË- Në ditën e 92-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë, një në...
protesta 92 TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar nga sheshi i protestës se qytetarët nuk do të largohen derisa ...