19 May 2026, 07:21
Nga D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga nominale mesatare ka kapërcyer kufirin e 86,000 lekëve në tremujorin e fundit 2025 vlera reale e saj ka mbetur shumë pas, për arsye se paga reale për të njëjtën periudhe ishte vetëm 72,225 lekë, 14,759 lekë më e ulët ose 17 % më pak se nominalja.
Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 86 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 72 mijë lekë.
Ndonëse pagat e qytetarëve janë rritur në vlerë monetare, fuqia e tyre blerëse po bie me hapa të shpejtë. Në tremujorin e fundit të 2025 hendeku ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale ishte -17% dhe ka pësuar zgjerim vitin e kaluar. Në fillim të vitit 2023 kjo diferencë ishte më e ulët, me vetëm 12 %. Duke qenë se baza e krahasimit është viti 2020 çdo tremujor reflekton inflacionin e akumuluar duke e rritur me tej hendekun ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale.
Këto të dhëna tregojnë se standardi i jetesës po përballet me presion, pasi pagat më të larta nuk kanë arritur të neutralizojë shtrenjtimin e jetesës, duke e lënë konsumatorin me një fuqi blerëse dukshëm më të dobët se në fillim të dekadës.
Rritja e çmimeve po ecën me një hap shumë më të shpejtë sesa rritja e të ardhurave.
Një faktor tjetër është vonesa e reagimit të tregut të punës. Ndonëse punëdhënësit po rrisin pagat nominale për të mbajtur stafin, këto rritje shpesh janë nuk arrijnë të kompensojnë plotësisht shtrenjtimin e jetesës që ka ndodhur muajt e mëparshëm.
Gjithashtu, politikat fiskale luajnë një rol negativ përmes fenomenit ku rritja nominale e pagës e kalon individin në një fashë më të lartë tatimore, duke bërë që një pjesë e mirë e rritjes të shkojë për taksa, ndërkohë që fuqia blerëse reale vazhdon të tkurret.
Goditjet e njëpasnjëshme në zinxhirët e furnizimit dhe paqëndrueshmëria e monedhës kanë bërë që vlerësimi real i parasë të pësojë rënie.
Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet edhe për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave./Monitor.al
rritja e rrogave
Aktualitet
19 May 2026, 07:19
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime k...
Aktualitet
18 May 2026, 22:55
E. D
Flamur Vezaj
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka folur për personat e burgosur në Shqipëri që vizitohet nga vajza të botës...
Aktualitet
18 May 2026, 22:47
I.A
Laert Vasili
SHKUP- Aktori Laert Vasili, i cili ka mbështetur protestën e organizuar sot nga studentët në Shkup, për gjuhën s...
Aktualitet
18 May 2026, 22:43
TIRANË- Biznesmeni dhe pronari i MCN TV, Endri Meksi foli për bastet sportive dhe punën e strukturës që monitoron lojë...
Aktualitet
18 May 2026, 22:19
E. D
Endri Meksi
TIRANË- Sipërmarrësi Endri Meksi, i cili ka në pronësi televizionin MCN, ka folur për denoncimet e tij të va...
Aktualitet
18 May 2026, 22:13
E. D
Ervin Dushi
SHKODËR- Një gazetar është dhunuar fizikisht nga disa persona rreth orës 20:00 në Shkodër. Sipas d...
Aktualitet
18 May 2026, 21:46
E. D
Zamir Skënderi
KOÇOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e efektivit në Kuçovë. Konkretisht ngjarja ka ...
Aktualitet
18 May 2026, 21:36
E. D
Zamir Skënderi
KUÇOV- Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili mbrëmjen e so...
Aktualitet
18 May 2026, 21:26
Xheni Karaj
TIRANË- Ditën e shtunë, në orën 12:00, tek Reja, zhvillohet marshimi i komunitetit LGBTI, Tirana Pride 2026 me sloganin: Vala kalon. ...
Aktualitet
18 May 2026, 21:11
E. D
foto ilustruese
KUÇOVË- Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme, teksa po shoqëronte një 45-vje&...