9 January 2025, 10:29
Nga ZH.LL
makineta
DIBËR- Një pronar lokali në Dibër është arrestuar nga policia, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit brenda ambienteve të lokalit. Pronari i lokalit, Q. T., është arrestuar në muajin dhjetor për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara."
Policia bën me dije se ka ushtruar kontroll brenda këtij subjekti, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash. Ndërkohë, në vijim të hetimeve ka rënë në pranga edhe një 61-vjeçar, punonjës i lokalit. Ai akuzohet për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".
"Shërbimet për Hetimin e Krimit të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në inteligjencën policore se në lokalin në pronësi të shtetasit Q.T, ( i arrestuar nga policia në muajin Dhjetor 2024), ishin vendosur makineta për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit, policia ka ushtruar kontroll dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, (punonjës i lokalit) për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Q.T., (i cili është arrestuar më parë), për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.", njofton policia.
diber lojera fati
Aktualitet
9 January 2025, 10:38
I.A
Dhuna
TIRANË- Adriatik Roshi, i cili u dhunua disa ditë më parë nga grupi i biznesmenit Luçiano Koçeku (Tur Ko&ccedi...
Aktualitet
9 January 2025, 10:34
M.B
Aurel Çipi
KORÇA- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec,...
Aktualitet
9 January 2025, 10:22
M.B
12-vjeçari
MALIQ- Përcillet sot për në banesën e fundit, 12-vjeçari i cili ndërroi jetë papritur në spital...
Aktualitet
9 January 2025, 10:13
ZH.LL
Ervin Resuli
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, ka ngritur shqetësimin që vje...
Aktualitet
9 January 2025, 08:43
M.B
Arrestimi
TIRANA- Dy persona që kërkohen në Ital, Ylli Zherri dhe Lumnije Freskina janë arrestuar pasi akuzohen për trafik t&...
Aktualitet
9 January 2025, 08:27
ZH.LL
lenda narkotike
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar, Antonio Spahiu, i cili shiste lëndë narkotike në...
Aktualitet
9 January 2025, 08:02
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë një...
Aktualitet
9 January 2025, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të p...
Aktualitet
9 January 2025, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të...
Aktualitet
8 January 2025, 22:37
N.F
Fluturimet
ITALI- Shqiptarët kanë hasur sërish probleme me fluturimin e tyre nga Milano në Tiranë në aeroportin "Malpensa". K...