LIVE UPDATES
Aktualitet

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiçit dhe asaj studentore

Përveç aktorëve opozitarë në nivel lokal, Listën Studentore e mbështet edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ministër në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

24 September 2026, 16:00 Nga E.d
Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiçit dhe
Foto ilustruse

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor, rikthyen në vëmendje edhe politikën e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës, veçanërisht mes partive dhe nismave politike serbe që veprojnë në Kosovë.

Derisa Lista Serbe mbështet listën Aleksandar Vuçiq - Serbia e Bashkuar, me arsyetimin se ajo nënkupton “vazhdimin e mbështetjes institucionale të Serbisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare serbe”, partitë opozitare paralajmërojnë mbështetje për Listën Studentore, duke kritikuar pushtetin aktual në Serbi për, siç thonë, përjashtimin e tyre nga vendimmarrja, mungesën e transparencës në mënyrën se si shpenzohen paratë që Serbia ndan për Kosovën, si dhe për kontroll politik përmes punësimit.

Përveç aktorëve opozitarë në nivel lokal, Listën Studentore e mbështet edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ministër në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbështetja për Listën Studentore është e pakushtëzuar, pasi konsideron se është një pikë kthese “të jesh apo të mos jesh” për të gjithë serbët që jetojnë në vendet e rajonit, e në veçanti për ata në Kosovë. 

Lëvizja Studentore në Serbi publikoi më herët një memorandum, në të cilin thuhet se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë” - gjë që nxiti kritika nga një pjesë e opinionit publik në Kosovë dhe në Serbi.

Kjo lëvizje u krijua rreth dy vjet më parë, kur studentët në gjithë Serbinë kërkuan përgjegjësi pas vdekjes së 16 personave si pasojë e shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Politologu serb, Ognjen Gogiq, vlerëson se Kosova, deri më tani, nuk është ndër temat kryesore të fushatës parazgjedhore në Serbi.

“Partia në pushtet po përqendrohet më shumë te votuesit në Serbi, të cilët janë më të shumtë sesa në Kosovë, prandaj është e mundur që aktiviteti i pushtetit për mobilizimin e serbëve të Kosovës të jetë disi më i vogël, pasi ata, thjesht, nuk përbëjnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai, gjithashtu, vëren se mbështetja për Listën Studentore nga Kosova nuk ka marrë vëmendje në Serbi dhe se as vetë lëvizja nuk e ka vënë në pah atë.

“Çështja është se sa qytetarë të Serbisë janë fare në dijeni të kësaj mbështetjeje; duket sikur Kosova nuk është vënë në plan të parë”, shton Gogiq.

Lista Serbe: Mbështetja për listën e Vuçiqit është e rëndësishme për serbët në Kosovë

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila u formua me mbështetjen e Beogradit dhe të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet në Serbi, thotë se mbështetja për listën Aleksandar Vuçiq - Serbia e Bashkuar është e rëndësishme për “vazhdimin e mbështetjes institucionale, mbrojtjen e interesave kombëtare serbe dhe ruajtjen e të drejtave, sigurisë dhe kushteve, që populli serb të qëndrojë dhe të vazhdojë të jetojë në këto hapësira”.

Lista Serbe, aktualisht, udhëheq të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa në Kuvendin e Kosovës mban nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb.

Shumë zyrtarë të kësaj partie mbajnë njëkohësisht edhe poste në institucionet e Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, për shembull, drejton Qendrën Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

“Fitorja e listës Aleksandar Vuçiq - Serbia e Bashkuar nënkupton vazhdimin e politikës së zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave dhe pensioneve, investime të mëtejshme në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë, si dhe mbështetje më të madhe për familjet serbe dhe komunitetet lokale në Kosovë”, sipas Listës Serbe.

Rashiq: Të gjitha kapacitetet po i drejtojmë në mbështetje të Listës Studentore
Rashiq thotë se Partia e tij, për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka vendosur që “me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, ta mbështesë fuqishëm Listën Studentore” në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Ai shpjegon se gjatë fushatës zgjedhore do t’i mobilizojë edhe mbështetësit e tij që më 25 tetor të ndajnë kohë për të votuar.

“Pavarësisht se kjo nënkupton të ndahen disa orë për të votuar në Kurshumli apo kudo tjetër, ekziston një vullnet i madh mes mbështetësve tanë për të ndihmuar në këtë proces. Ne do të përdorim metoda të zakonshme, nga angazhimi personal deri tek organizimi i shkuarjes së përbashkët në vendvotime”, thotë Rashiq.

Rashiq thotë se motivi kryesor i partisë së tij për ta mbështetur Listën Studentore në zgjedhjet në Serbi, është ndryshimi i politikës së Beogradit zyrtar ndaj Kosovës dhe krijimi i mundësisë që komuniteti serb në Kosovë t’i marrë vetë vendimet që e prekin.

“Institucionet e Kosovës janë të vetmet që na kanë mbetur dhe ne duhet të bëhemi një faktor brenda tyre. Do të doja që Beogradi, nëse vjen deri te ndryshimi i pushtetit, ta kuptojë se ne nuk mund të jemi vëzhgues të heshtur, por duhet të përfshihemi edhe në dialogun që zhvillohet në Bruksel”, thotë Rashiq.

Ai thekson se serbët e Kosovës e dinë mirë se çfarë shkruan në Kushtetutën e Serbisë, por edhe në atë të Kosovës, dhe se askush nga Beogradi nuk mund ta njohë më mirë se ata realitetin në terren.

“Komunikimi me serbët e Kosovës duhet të jetë i dyanshëm. Beogradi nuk mund t’i përdorë serbët e Kosovës për interesat e veta, që ata të shërbejnë vetëm si mekanizëm në procesin e afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian”, thotë Rashiq. 

Vuçkoviq: Më keq se kaq nuk mund të bëhet

Ivan Vuçkoviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Rrënjët”, thotë për Radion Evropa e Lirë se politika shtetërore e Serbisë ndaj Kosovës është e gabuar dhe se autoritetet aktuale e kanë sjellë komunitetin serb në një situatë në të cilën, sipas tij, “po zhduket dalëngadalë”.

Ai thotë se, pas shpalljes së zgjedhjeve në Serbi, nuk e ka parë të nevojshme ta theksojë veçmas mbështetjen për Listën Studentore, pasi, siç shprehet, këtë lëvizje e mbështet që nga themelimi i saj, rreth dy vjet më parë.

“Jam plotësisht i bindur se politika ndaj Kosovës do të ndryshojë nëse ndryshon pushteti [në Serbi]. Ne mbështesim të rinjtë dhe profesionalizmin, ndërsa tani kemi parë edhe listën, e cila i ka konfirmuar pritjet tona. Secili duhet të marrë përgjegjësi dhe të përpiqemi të përballemi me këtë situatë të vështirë. Ne, serbët në Kosovë, jemi në një situatë pa rrugëdalje dhe nuk kam dyshim se diçka do të ndryshojë, sepse më keq se kaq nuk mund të bëhet”, thotë Vuçkoviq.

Gjatë dy-tre vjetëve të fundit, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë janë përballur, ndër të tjera, me mbylljen e institucioneve të Serbisë.

Hapat e autoriteteve të Kosovës për shtrirjen e autoritetit edhe në veri të vendit, ata i kanë interpretuar kryesisht si “formë represioni”.

Lufta kundër korrupsionit, çështje e rëndësishme edhe për serbët në Kosovë
Programi i Listës Studentore është i përqendruar kryesisht në luftën kundër korrupsionit në institucione, ndërsa Vuçkoviq thekson se kjo çështje është e rëndësishme edhe për komunat me shumicë serbe në Kosovë, të cilat udhëhiqen nga Lista Serbe.

“Korrupsioni duhet të çrrënjoset. Paratë që vijnë nga Serbia duhet të shpërndahen në mënyrë më të barabartë. Konkurset duhet të shpallen rregullisht dhe në punë duhet të pranohen më të mirët, e jo më të përshtatshmit politikisht. Në anën tjetër, të gjithë ata që janë të punësuar, duhet të fillojnë edhe të punojnë, e jo vetëm të marrin paga. Duhet të përpiqemi që, përmes një qasjeje tjetër, serbët në Kosovë të marrin përgjegjësinë për të vendosur për jetën e tyre, që propozimet të vijnë prej këtu dhe jo prej Beogradit”, thotë Vuçkoviq.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për raste kur paratë e buxhetit të Serbisë të destinuara për Kosovën, janë shpenzuar në mënyra të dyshimta, si dhe për kompani të caktuara që kanë fituar tenderë prej miliona eurosh për projekte që nuk ekzistojnë në terren. 

Vuçkoviq, ndër të tjera, pret që, nëse ndryshon pushteti në Serbi, të përballen me përgjegjësi ligjore të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në korrupsion edhe në Kosovë.

Gogiq, në anë tjetër, thotë se është ende herët të flitet për ndryshime të mundshme.

Megjithatë, sipas tij, nëse ndryshon pushteti në Serbi, mund të pritet që të hetohet puna e Listës Serbe në Kosovë, përfshirë mënyrën se si ajo i ka shpenzuar paratë nga buxheti i Serbisë.

“Do të hapet çështja e përgjegjësisë, transparencës dhe politikës ndaj serbëve në Kosovë”, shpreh bindjen Gogiq.

Por, për të nuk është befasi që opozita serbe në Kosovë e mbështet Listën Studentore, pasi këto parti janë kundërshtare të Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e autoriteteve aktuale në Serbi.

Kush tjetër mbështet Listën Studentore?

Lëvizja Popullore Serbe tha se i jep mbështetje të plotë Listës Studentore, pasi, sipas saj, “politika tradhtare dhe menaxhimi i papërgjegjshëm i çështjes së ‘Kosovës e Metohisë’ kanë çuar në situatën në të cilën ndodhemi sot”.

“Kjo nuk është vetëm mbështetje për një listë zgjedhore. Është mbështetje për ndryshimin, përgjegjësinë dhe të drejtën e qytetarëve që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, thuhet në deklaratë.

Edhe Iniciativa Qytetare “Veriu për të gjithë” u bëri thirrje mbështetësve të saj që ta mbështesin pa rezerva Listën Studentore, duke pretenduar se “Partia Përparimtare Serbe dhe Lista Serbe e kanë sjellë popullin serb në Kosovë në pozitën më të vështirë që nga viti 1999”.

“Institucionet janë shkatërruar, besimi i qytetarëve është tradhtuar, ndërsa hapësira në të cilën jeton populli serb, që sot është më i paktë në numër se kurrë më parë, po ngushtohet çdo ditë. Vazhdimi i një politike të tillë nuk sjell asgjë tjetër përveç humbjeve të mëtejshme, si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për popullin serb në tërësi”, thuhet në deklaratë.

Për të njëjtat arsye, mbështetje për Listën Studentore shprehën edhe Demokracia Serbe dhe Aleanca e Kosovës./REL

serbi kosovë zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin