Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
SHBA i dhuron pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Burgjeve, Ambasada: Kjo iniciativë përmirëson aftësitë e inteligjencës së institucioneve të vuajtjes së dënimit
Ambasada Amerikane, me anë të rrjeteve sociale tregon se zëvendës Shefja në Detyrë e Misionit Kathryn Hammond dhe Ndihmës Drejtori Stephen Fields i Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së ShBA (ICITAP) ia dorëzuan pajisjet Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.
22 May 2025, 19:38Nga M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije Shtetet e Bashkuara i dorëzuan pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë. Ambasada, me anë të rrjeteve sociale tregon se zëvendës Shefja në Detyrë e Misionit Kathryn Hammond dhe Ndihmës Drejtori Stephen Fields i Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së ShBA (ICITAP) ia dorëzuan pajisjet Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.
“Shtetet e Bashkuara i dorëzuan pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë. Zëvendës Shefja në Detyrë e Misionit Kathryn Hammond dhe Ndihmës Drejtori Stephen Fields i Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së ShBA (ICITAP) ia dorëzuan pajisjet Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.
Falë mbështetjes së ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit të Departamentit të Shtetit të ShBA me pajisje, trajnime dhe këshillim, Drejtoria e Burgjeve ka krijuar Njësinë e Inteligjencës Korrektuese. Kjo iniciativë përmirëson aftësitë e inteligjencës së burgjeve dhe rrit ndjeshëm sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë duke luftuar në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe terrorizmin”, njofton Ambasada.