Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Pas dështimit të negociatave SHBA synon t’i rrisë në 50 për qind tarifat për automjetet, pjesët e automjeteve dhe çelikun e importuar nga Kanadaja.
SHBA- Në konfliktin tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë presidenti amerikan Donald Trump po e përshkallëzon situatën. Ai bëri të ditur në platformën e tij Truth Social se më 1 janar 2027 synon t'i rrisë në 50 për qind tarifat për automjetet, kamionët e mëdhenj dhe të vegjël, pjesët e automjeteve dhe çelikun e importuar nga Kanadaja. Më tej thuhet se, ashtu si në të kaluarën, kompanitë kanadeze mund t'i shmangin këto tarifa duke prodhuar në SHBA.
Sipas të dhënave kanadeze SHBA-ja kërkon bazuar në nenin 232 të ligjit "Trade Expansion Act” të vitit 1962, tarifa prej 25 për qind për automjetet, kamionët dhe pjesët përkatëse të importuara. Për çelikun, aluminin dhe bakrin, SHBA-ja ka vendosur gjithashtu tarifa importi nga 10 deri në 50 për qind.
Trump e justifikoi sërish kërcënimin e tij duke pretenduar se Kanadaja prej vitesh po i "shfrytëzon” Shtetet e Bashkuara. Ai deklaroi gjithashtu se vendi i tij nuk varet nga tregtia me fqinjin verior. Në Kanada prodhojnë automjete pesë kompani të mëdha: Honda, Toyota, Ford, General Motors dhe Stellantis.
Gatishmëri për negociata
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se nuk ishte i befasuar nga njoftimi për tarifat e reja amerikane. Megjithatë, ai u shpreh se mbetet i gatshëm për negociata. Sipas Carneyt një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, e cila është e dobishme për të dyja palët, është ende e mundur.
Edhe qeveria amerikane sinjalizoi në parim gatishmëri për bisedime. Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se negociatat mes Kanadasë dhe SHBA-së vazhdojnë. Ai tha se kishte pritur që të dyja vendet mund t'i zgjidhnin mosmarrëveshjet tregtare, por Kanadaja kishte paraqitur kërkesa "të paarsyeshme”.
Negociatat të shtunën dështuan
Konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë u përshkallëzua gjatë fundjavës pas dështimit të negociatave. Natën e së shtunës (22.08.) hynë në fuqi tarifat amerikane prej 50 për qind për disa produkte nga Kanadaja, ndër to pijet alkoolike, produktet e qumështit, shkopinjtë e hokejit dhe kompensata.
Pas kësaj kryeministri i Kanadasë njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave si kundërpërgjigje. Duke nisur nga 8 shtatori ato do të prekin veçanërisht industrinë amerikane të çelikut dhe të produkteve të qumështit, por edhe sektorin e letrës, makineritë bujqësore dhe pajisjet elektronike.
Ekonomitë e SHBA-së dhe Kanadasë janë të ndërthurura ngushtë. Rreth 70 për qind e të gjitha eksporteve kanadeze shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë nën presidencën e Trumpit marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm. Për këtë kanë ndikuar edhe deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan se Kanadaja duhet të bëhet pjesë e SHBA-së./DW
Foto Ilustruese GOLEM- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20 të 25 gushtit në Golem, ku një motomjet me dy pe...
Harta TIRANË- Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndër...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
pamje nga arrestimi FIER- Është arrestuar në Fier, 45-vjeçari i cili vrau me sqepar nënën e tij dhe plagosi rënd&...
pamje nga shoqërimi TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së 86-të përpara godinës së...
foto ilustruese LUSHNJË- Është vendosur në pranga 45-vjeçari Florion Dalladaku, autori i krimit të rëndë familjar...
foto ilustruese LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi Lushnjën mbrëmjen ...
foto ilustruese LUSHNJË- Është identifikuar autori i krimit të rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme në fsha...
Foto nga vendngjarja LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Lushnjes, ku një krim brenda familjes ka p...
foto ilustruese KSAMIL- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, ku një turist 19-vjeçar ...