LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione për shënjestrim

Bashkëpunimi i pretenduar vjen në një moment shumë delikat për marrëdhëniet SHBA-Rusi, me rivalët e armatosur me armë bërthamore në kundërshtim mes vete për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund asaj lufte, të cilat po përballen me refuzimin e Kremlinit, deri më tani, për të bërë lëshime lidhur me territorin dhe çështje të tjera.

7 March 2026, 09:47 Nga E. D

SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione për

SHBA- Zyrtarë amerikanë i thanë Radios Evropa e Lirë më 6 mars se Rusia po i ofron Iranit informacione për shënjestrim për të sulmuar trupat amerikane dhe asetet ushtarake në Lindjen e Mesme, duke konfirmuar një raport të gazetës Washington Post që sugjeron se Moska po luan një rol të rëndësishëm, megjithëse të tërthortë, në konfliktin rajonal që po zgjerohet.

Bashkëpunimi i pretenduar vjen në një moment shumë delikat për marrëdhëniet SHBA-Rusi, me rivalët e armatosur me armë bërthamore në kundërshtim mes vete për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund asaj lufte, të cilat po përballen me refuzimin e Kremlinit, deri më tani, për të bërë lëshime lidhur me territorin dhe çështje të tjera.

Raporti i Post, që citon tre zyrtarë të njohur me inteligjencën, thotë se Moska i ka ofruar Teheranit vendndodhjet e aseteve ushtarake amerikane — përfshirë anije luftarake dhe avionë — që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Njëri prej tyre i tha gazetës se dukej si “një përpjekje mjaft gjithëpërfshirëse” nga ana e Moskës.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, nuk dhanë më shumë detaje për REL-in lidhur me shtrirjen ose mekanizmat e ndarjes së inteligjencës.

Rusia dhe Irani kanë lidhje të kahershme ushtarake, politike dhe diplomatike. Irani i ka furnizuar Rusisë një numër të madh dronësh Shahed që përdoren për të goditur qytete dhe infrastrukturë në Ukrainë, megjithëse Rusia tani, në pjesën më të madhe, përdor teknologjinë për të prodhuar dronë në territorin e vet.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Zyrtarët rusë kanë bërë thirrje publikisht për t’i dhënë fund luftës, duke e përshkruar atë si një “akt të paprovokuar të agresionit të armatosur” kundër Iranit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, foli me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, më 6 mars dhe përsëriti thirrjen e Moskës për një “fund të menjëhershëm të veprimeve ushtarake”, tha Kremlini.

Shtëpia e Bardhë minimizon ndikimin

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë refuzuar të komentojnë publikisht raportet. Por Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë idenë se ndihma ruse ka pasur ndikim të madh.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha në një deklaratë se “regjimi iranian po shtypet plotësisht”.

“Hakmarrja e tyre me raketa balistike po zvogëlohet çdo ditë, marina e tyre po shkatërrohet, kapaciteti i tyre prodhues po rrënohet dhe forcat e tyre përfaqësuese mezi po bëjnë rezistencë”, tha ajo.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja për shtyp Karoline Leavitt gjithashtu minimizoi ndikimin e mbështetjes së raportuar të inteligjencës nga Moska.

“Është e qartë se kjo nuk po bën ndonjë ndryshim në lidhje me operacionet ushtarake në Iran, sepse ne po i shkatërrojmë plotësisht”, tha Leavitt, duke shtuar se marina e Iranit ishte bërë “e paaftë për luftime”.

Ajo tha gjithashtu se sulmet hakmarrëse të Iranit me raketa balistike kishin rënë me rreth 90 për qind dhe këmbënguli se SHBA-ja po vazhdon të përmbushë objektivat e saj ushtarake.

Leavitt shtoi se Uashingtoni është “në rrugë të mirë” për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore iraniane dhe tha se Irani do të arrijë në “dorëzim të pakushtëzuar” kur presidenti të përcaktojë se vendi nuk paraqet më kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe kur objektivat e “Operacionit Epic Fury” të jenë arritur.

Në një postim në rrjetet sociale më herët gjatë ditës, presidenti amerikan Donald Trump tha se “nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveçse DORËZIM I PAKUSHTËZUAR!”

Reagimi i ligjvënësve

Pavarësisht fjalëve të Shtëpisë së Bardhë, raportet kanë nxitur kritika të ashpra nga ligjvënësit në Uashington. Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, nga New Hampshire tha se përfshirja e pretenduar ruse nënvizon një kërcënim në rritje që paraqet Moska.

“Më mos bëni gabim: Rusia po synon amerikanët në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe në mbarë botën”, tha ajo në një deklaratë. “Në vend që të ndërmarrë veprime, presidenti po lehtëson sanksionet ndaj Rusisë dhe po refuzon të mbështesë Ukrainën. Kjo është e papranueshme dhe fton agresion të mëtejshëm kundër amerikanëve”.

Kongresmeni republikan, Don Bacon, nga Nebraska, një mbështetës i zëshëm i Ukrainës, përsëriti kritikat.

“Rusia dhe Irani janë të lidhur ngushtë… Nuk duhet të na habisë që Rusia po i jep Iranit informacione për shënjestrim për ta ndihmuar Iranin të vrasë ushtarë amerikanë dhe izraelitë”, i tha ai REL-it më 6 mars. “Ajo që duhet të na habisë është se Administrata Trump duket se nuk është e vetëdijshme për këtë”.

Bacon pohoi se qëllimi më i gjerë strategjik i Moskës është dobësimi i Shteteve të Bashkuara.

“Si përgjigje, ne duhet t’i dërgojmë Ukrainës armë precize me rreze të gjatë veprimi, mbrojtje ajrore dhe avionë F-16 të përmirësuar”, tha ai. “Gjithashtu duhet të vendosim sanksione të ashpra ndaj ekonomisë së Rusisë. Kjo duhej të ishte bërë një vit më parë”.

Roli i Moskës

Analistët thonë se ndarja e inteligjencës mund të jetë forma më praktike e mbështetjes që Moska mund t’i ofrojë aktualisht Teheranit.

Glen Howard, president i Fondacionit Saratoga dhe një strateg i kahershëm për Rusinë, i tha REL-it se humbjet ushtarake të vetë Rusisë në Ukrainë e kufizojnë aftësinë e saj për t’i dërguar Iranit sisteme të mëdha armësh.

“Për shkak të humbjeve të mëdha të pajisjeve në luftën në Ukrainë, Moska aktualisht përballet me mungesa të pajisjeve të veta dhe nuk mund të mbushë boshllëkun që i nevojitet Iranit duke transferuar radarë apo avionë”, tha Howard. “Kjo do të thotë se aseti më i menjëhershëm dhe më i vlefshëm që Moska mund t’i ofrojë Iranit tani është ndarja e inteligjencës në kohë dhe e zbatueshme”.

Howard shtoi se Rusia mund të ndihmojë gjithashtu në mbështetjen e fushatës së Iranit me dronë përmes një fabrike prodhimi në rajonin e Tatarstanit.

Dronët Shahed të projektuar nga Irani që prodhohen në objektin Alabuga — të njohur në Rusi si Geran-2 — aktualisht prodhohen me një ritëm prej rreth 3.000 në muaj, tha ai, shumë më tepër se kapaciteti i prodhimit të brendshëm të Iranit prej 200 deri në 500 dronësh në muaj.

Ndërsa rezervat iraniane të raketave dhe dronëve po zvogëlohen nën sulmet e vazhdueshme, Howard tha se Rusia mund të ndihmojë potencialisht për ta mbushur këtë boshllëk.

Howard theksoi gjithashtu një korridor furnizimi që kalon përmes lumit Vollga dhe përtej Detit Kaspik, i cili sipas tij ofron një rrugë relativisht të sigurt për dërgesat mes dy vendeve.

Ndryshe nga transporti ajror, që mund të ndërpritet, rruga përmes Kaspikut funksionon si një “linjë furnizimi e brendshme”, kryesisht e mbrojtur nga ndërhyrjet e SHBA-së ose aleatëve të saj, duke i lejuar Rusisë të lëvizë dronë, komponentë raketash dhe pajisje elektronike drejt Iranit.

Mbështetja e inteligjencës nga Rusia dhe lidhjet logjistike përmes Kaspikut mund të bëhen “të domosdoshme për mbijetesën e regjimit iranian” ndërsa konflikti zgjatet./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin