LIVE UPDATES
Aktualitet

Shënjestër është shteti! Kush po kanos me tritol efektivët dhe zyrtarë të lartë (RASTET)

Mesa duket me kalimin e kohës mesazhi nuk ndryshon, një pako për ‘dhuratë’. Mirëpo rasti i Siuda Kukës nuk është i pari.

29 June 2022, 19:16 Nga k.m.
Shënjestër është shteti! Kush po kanos me tritol
Siuda Kuka dhe Xhelal Bushati

SHKODËR- Dje, një tjetër sasi tritoli tronditi Shkodrën. Nuk e shpërthyen ata që e vendosën në rrotën e makinës për të ‘hequr qafe’ Siuda Kukën, por RENEA-t që mbërritën me urgjencë në zonë. Nga rrota e mjetit hoqën tritolin e mbështjellë me qese ambalashi të një marke brioshi, si për ta bërë të dukej si mbeturinë që ishte ngjitur në rrotë, por në fakt, ishte një mesazh e shpëtoi 28-vjeçaren.

“Kujdes! Ke tritol në makinë,”-shkruante dikush ende i paidentikuar, duke vendosur në panik të renë, e cila mori menjëherë në telefon Policinë e Shtetit. Vetë e reja ka deklaruar në Polici se nuk kishte konflikt me askënd. Megjithatë, Policia nuk e ka ende të qartë se kush mund të ketë dashur ta eliminojë të renë apo ka qenë mesazh për të atin biznesmen.

Nuk përjashtohet fakti që ai të ketë ‘borxh’ ose të mos e ketë paguar ‘haraçin’ tek grupet kriminale që vendosin gjoba dhe operojnë në kryeqytetin e Veriut, duke dërguar kështu sinjalin e fundit. Mesa duket me kalimin e kohës mesazhi nuk ndryshon, një pako për ‘dhuratë’. Mirëpo rasti i saj nuk është i pari.

26 Mars 2022

Dy shpërthime me tritol nën rrezen e më pas se 1 kilometër mjaftuan për të “zgjuar” Shkodrën. Tritoli u vendos në dy zona të ndryshme të qytetit në një distancë nga njëra tjetra pak më shumë se 1 km, duke shënjestruar dy biznese, një i Xhemal Bushatit, e tjetri i Flor Markut. Në fakt, biznesi i Markut ishte dhënë me qera, pasi në fakt ishte në emër të familjes Lici.

28 prill 2022

Automjeti i efektivit të Forcave Operacionale të Shkodrës, Dritan Turhani është shkrumbuar gjatë natës së 28 prillit pranë banesës së tij në lagjen “Perash” të Shkodrës. Dyshohet se efektivi kishte dijeni në qytetin verior të Shkodrës, dyshohet se lidhen me aksionet e vazhdueshme që po kryhen në këtë zonë, kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

14 maj 2022

Po në Shkodër, në fillim të qershorit, një efektiv policie ra pre e sulmit me tritol nga persona të panjohur duke e rënduar kështu bilancin e sulmeve ndaj uniformave blu. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën që ushtron Kroni, prej disa vitesh pjesë e policisë së Shkodrës. Por nuk përjashtohet mundësia që tritoli të vendoset edhe për konflikte të çastit.  Deri më tani, autori i kësaj ngjarje ka mbetur i paidentifikuar nga policia.

20 maj 2022

Një person mashkull i maskuar si femër, me paruke dhe me flokë të gjata, i veshur edhe me fustan ndezi fitilin dhe i vuri tritolin lokalit në pronësi të policit Ndrek Rrasa, në Grudë të Shkodrës. Gjithçka ndodhi për 20 sekonda, rreth orës 2 e 30 minuta, madje autori zbuloi edhe veten duke u treguar amatoresk. Fitilin e ndezi në momentin që ishte pranë objektivit, ndaj dhe autori nëse nuk do të vraponte mund të rrezikonte edhe veten.

2 qershor 2022

Shtëpisë Pëllumb Vukës iu vu tritoli në murin e banesës rreth orës 02:25 në fshatin Hot i Ri. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Në dëshminë e parë të dhënë para kolegëve, efektici i Policisë së Shtetit, Vuka deklaroi se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Edhe për këtë rast, pista kryesore e hetimit të shpërthimit me tritol dyshohet për shkak të detyrës.

Në të gjithë rastet e lartpërmendura, shumë prej tyre ende të pazgjidhura, por kanë një të përbashkët; tritol për të frikësuar dhe për të përcjellë mesazhin e duhur. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por as porositësit. Ka një dorë që vendos tritolet, por mesa duket edhe kur preken efektivët, Policia i ka të vështirë që t’i gjejë.  

tritol ne shkoder shkoder

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin