4 May 2024, 16:22
Nga r.ll
policia e vlores
VLORË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi është kapur duke shitur doza kokaine. Në kuadër të operacionit antidrogë "Tempulli 3", është vë në pranga Leonard Havaraj.
Gjatë kontrollit në automjetin që Havaraj drejtonte, policia i gjeti të fshehura 90 doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit.
Policia ka sekuestruar dozat e kokainës, 2 celularë si dhe 1 automjet që i përkiste të arrestuarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.
Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të Vlorës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Sekuestrohen 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2 celularë dhe 1 automjet të të arrestuarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
policia e vlores leonard havaraj
Aktualitet
4 May 2024, 15:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në fshatin Bukmirë në Mirditë. Sipas inofrmacio...
Aktualitet
4 May 2024, 14:37
r.ll
luiza mandi
TIRANË- Ish-kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi është marrë e pandehur nga Gjykata e Posaçme, për vep...
Aktualitet
4 May 2024, 14:36
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një nënë së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur janë shpallur të zhdukur pas...
Aktualitet
4 May 2024, 14:31
r.ll
policia e durresit
DURRËS- Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e shoferit 17-vjeçar që shkaktoi aksidentin e rë...
Aktualitet
4 May 2024, 14:17
N.F
Shqiptarët
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e tre shqiptarëvë ne Greqi disa ditë me parë...
Aktualitet
4 May 2024, 14:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën "arrestit me burg" për 20 të ndaluarit, në kuad...
Aktualitet
4 May 2024, 14:03
r.ll
pellumb gjoka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të shtunën m&eu...
Aktualitet
4 May 2024, 13:53
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Rrjeti i trafikut të qenieve njerëzore që prostituonte gra në zonat e shërbimit të provincë...
Aktualitet
4 May 2024, 13:35
N.F
Aksidenti
FIER- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kry...
Aktualitet
4 May 2024, 13:23
r.ll
droga e kapur
ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një kilogram kokainë në makin...