LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkarkimi nga vettingu i prokurorit Besnik Cani, 'Strasburgu': Vendim i padrejtë

Gjykata konstatoi se argumenti i ankuesit kishte provuar shkeljen e një rregulli themelor të ligjit të brendshëm, që kishte ndikuar negativisht në emërimi i një prej gjyqtarëve të ulur në bankën që kishte dëgjuar çështjen e tij.

4 October 2022, 10:29 Nga k.m.
Shkarkimi nga vettingu i prokurorit Besnik Cani, 'Strasburgu': Vendim
Besnik Cani

TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar së fundmi rastin e ish-prokurorit dhe njëkohësisht ish-anëtarit të KLP-së, Besnik Cani, të shkarkuar në vitin 2020 pas rivlerësimit gjatë procesit të vettingut. Pas shkarkimit, Cani e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me arsyetimin se gjykimi i tij ishte kryer në kundërshtim me rregullat e pranueshmërisë. 

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pasi ka gjykuar gjithë dosjen doli në përfundimin se gjyqtari i KPA-së, Luan Daci, i cili ka dhënë vendimin për Canin ka pasur probleme ligjore. Po ashtu, Gjykata konstatoi se argumenti i ankuesit kishte provuar shkeljen e një rregulli themelor të ligjit të brendshëm, që kishte ndikuar negativisht në emërimi i një prej gjyqtarëve të ulur në bankën që kishte dëgjuar çështjen e tij. Prandaj, ajo arriti në përfundimin se e drejta e kërkuesit për një “tribunal të krijuar me ligj” ishte shkelur. Por kompensimi më i përshtatshëm për shkeljen e të drejtave të kërkuesit do të ishte rihapja e çështjes dhe rishqyrtimi i saj në përputhje me kërkesat e nenit 6 dhe 1 të Konventës. Konstatimi i shkeljes mund të megjithatë, në vetvete nuk konsiderohet se kërkon rihapjen.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e menjëhershëm nga detyra më 27/02/2020 për asokohe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik. Vendimi u motivua me mungesën e burimeve të ligjshme për justifikimin e pasurisë dhe cënimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Kolegji evidentoi mungesë burimesh të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti si dhe kursimet e deklaruara për vitet 2005-2006 nga Cani. I njëjti përfundim u arrit edhe për mbulimin e shpenzimeve për vitet 2010-2015.

Lidhur me blerjen e një sipërfaqeje trualli në Paskuqan, një automjeti të markës “Benz” dhe një garazhi pa deklaruar burimin e krijimit, Kolegji arriti në përfundimin se Cani kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Kolegji arriti në përfundimin se Cani kishte cenuar besimin e publikut edhe në kriterin e profesionalizimit, përmes lidhjes së një kontrate me kompaninë “Kastrati” për ndërtimin e një karburanti dhe një njësie shërbimi mbi truallin e tij në Paskuqan, përfshirjes në mënyrë të padrejtë të bashkëshortes së tij në listën e kredive të buta në Fier si dhe në pushimin e një procedimi penal në vitin 2006.

Sa i përket kontratës me “Kastratin”, Kolegji argumentoi se prokurori Cani “nuk mund të gëzojë besimin se mund të ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionin e tij”. Besnik Cani e kaloi fazën e parë të Vettingu më 27 nëntor 2018, ndonëse 4 çështje që lidheshin me etikën dhe profesionalizmin u dërguan për inspektim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u kritikua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas Komisioneri Publik, të cilët evidentuan se KPK kishte hequr dorë nga funksioni për rivlerësimin e subjektit.

Në Kolegj, Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi udhëhoqën një betejë kundër dy anëtarëve të trupës, duke sfiduar legjitimitetin e tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Para fillimit të procesit, subjekti kallëzoi në SPAK relatorin Luan Daci për falsifikim të formularit të deklarimit lidhur me arsyet e largimit të tij si gjyqtar, ndërkohë që gjyqtari Ardian Hajdari u kontestua se ishte zgjedhur në KPA në kundërshtim me ligjin, pasi kishte një mesatare më të ulët sesa e kërkonte ligji.

besnik cani shkarkohet besnik cani kolegji i posaçëm i apelimit

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë