27 July 2022, 15:12
Nga k.m.
Gjon Kodra
TIRANË- Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra është shkarkuar nga detyra. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Prokurori ishte konfirmuar në detyrë në shkallën e parë, por vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së i kërkuan Komisionerit Publik të ankimojnë vendimin.
Njoftim vendimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 9/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 491, datë 21.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 491, datë 21.12.2021 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjon Kodra.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Gjatë seancës dëgjimore një vit më parë, prokurori Kodra u pyet dhe dha shpjegime lidhur me kursimet e bashkëshortes para lidhjes së martesës; për hetimin e një çështje me kallëzues administratorin e shoqërisë ndërtuese ku kishte blerë apartamentin; si dhe për një bisedë telefonike me vëllain e një deputeti, të përfshirë në krimin e organizuar.
Për dyshimet e ngritua për konflikt interesi, Kodra theksoi se ai e kishte pushuar kallëzimin e kryer nga administratori pallatit ku kishte porositur banesën. Po ashtu, 21 dhjetor 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideroi bindëse shpjegimet e prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra për pasurinë dhe një bisedë telefonike me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
Kodra e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe prej rreth dy dekadash ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në seancën dëgjimore ai u ndihmua në mbrojtjen e tij dhe nga avokati Plator Bilibashi.
gjon kodra
Aktualitet
27 July 2022, 15:12
e.k
Pamanje nga vatra e zjarrit
ELBASAN- Prej ditësh një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjore në malin e...
Aktualitet
27 July 2022, 14:55
e.k
Fatos Tushe
TIRANË- Gjykata e Posaçme cakton datën 29 korrik ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-kryeb...
Aktualitet
27 July 2022, 14:51
A.B
Zjarr
ELBASAN- Ditën e sotme fshati Shijon i Elbasanit është përfshirë nga disa vatra zjarri. Gjendja është e rrezi...
Aktualitet
27 July 2022, 14:38
A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- “Faktet janë kokëforta! Pavarësisht nga dëshirat, ato nuk mund të ndryshojnë dot faktet dh...
Aktualitet
27 July 2022, 14:32
A.B
Arme
LEZHË- Tre persona janë arrestuar në Lezhë, pasi njërit prej tyre gjatë kontrollit në lokal iu gjetën mun...
Aktualitet
27 July 2022, 12:35
d.a.
Mykonos
GREQI- Bandat e hajdutëve vazhdojnë aktivitetin e tyre në ishullin e mbipopulluar nga turistët në Mykonos, pavarë...
Aktualitet
27 July 2022, 12:22
d.a.
Foto ilustruese
ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Zvicër ku një shtetas ...
Aktualitet
27 July 2022, 11:47
A.B
Ambulance
TIRANË-Një person është vetëplagosur në kryeqytet. Policia informon se personi me inicialet I.M, 33-vjeç, &e...
Aktualitet
27 July 2022, 11:33
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Fatmir Mediut për dosjen e 'Gërdecit'. Mediu kërkoi t&eum...
Aktualitet
27 July 2022, 11:31
A.B
Petrit Fusha
TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës ka marrë të pandehur is...