13 July 2025, 10:01
Nga DOSJA
foto ilustruese
SHKODËR- 2943 bimë kanabis janë asgjësuar në qarkun e Shkodërs në kuadër të operacionit “Koordinata”. Sipas njoftimit të Policisë, për shpërdorim detyre janë proceduar penalisht dy roje mjedisi. Konkretisht në njësitë administrative Pult dhe Shosh (Shkodër), u asgjësuan 735 bimë kanabisi. Në Kastrat dhe Gruemirë (Malësi e Madhe), u asgjësuan 1,631 bimë. Në Temal dhe Shllak (Vau i Dejës), u asgjësuan 139 bimë. Në Luf-Qerret dhe Gjegjan (Pukë), u asgjësuan 438 bimë.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike
Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre: V. P., roje pyjesh A. K., roje e zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
Aktualitet
13 July 2025, 09:36
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte në kërkim nga autori...
Aktualitet
13 July 2025, 08:33
E. D
pamje nga zjarri
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Aktualitet
13 July 2025, 07:24
E. D
foto ilustruese
GOLEM- Në janar të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se kishte shpallur fitue...
Aktualitet
13 July 2025, 07:21
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrta...
Aktualitet
13 July 2025, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata, duke sjellë n...
Aktualitet
12 July 2025, 22:13
I.A
Banori
THETH- Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të...
Aktualitet
12 July 2025, 21:29
I.A
Foto Ilustruese
SLLOVAKI- Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furniz...
Aktualitet
12 July 2025, 19:43
I.A
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer për herë të parë bisedën e saj me fëmijët e Jan Prengës, të ...
Aktualitet
12 July 2025, 18:53
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala komentoi zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udh&e...
Aktualitet
12 July 2025, 17:55
I.A
Pamjet
THETH- Banori i Thethit me aftësi ndryshe Bekim Koçeku është përballur me një situatë dhunë ndaj tij ...