23 March 2023, 13:48
Nga A.B
Ornela Gjeci (viktima) dhe kolegia e saj
DURRËS- Mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare 'Rrubjekë' në Durrës, janë të pikëlluar. Ndarja nga jeta e drejtoreshës, Ornela Gjeci, e cila humbi jetën pasi e zuri korrenti në dush i la të tronditur. Me lot në sy, familjarët, nxënësit, kolegët e banorët e zonës i dhënë lamtumirën e fundit drejtoreshës së tyre.
Për nxënësit ajo ishte si një prind i dytë, e për koleget nuk ishte drejtoresha, por mike. Mësuesja Sonila Domi shpërthen në lot teksa fliste për miken e saj.
“Ne jemi banorë të kësaj zone. Njiheshim prej vite, jemi lindur dhe rritur këtu. Ka qenë mësuese në shkollën 9-vjecare Maminas, unë isha në Rrubjekë. Pas disa vitesh u bë drejtoreshë në shkollën Rrubjekë. Çdokush pas një fatkeqësi thuan fjalë të mira, por për atë me gjithë mend jetojnë fjalët e mira. Ka qenë një drejtuese, kolege, motër shumë e mirë, qëndrim të ngrohët me prindërit. Shkuam sot në shkollë, me thënë të drejtën nuk na bënim këmbët, zi e madhe në shkollë. Shkolla u mbyll sot. Komunikuam me drejt e ZVA Shijak dhe tha ajo meriton t’i bëhet gjithçka. U hap drejtoria, një vendin e saj një buqetë me lule dhe foto e saj. Ajo zi ishte në shkollë, por ëmbëlsia e saj qëndronte aty në tavolinë në buqetën e luleve që vendosëm”, tha Domi.
Më tej, ajo tregoi se lajmin e trishtë e mësoi nga një prind i një nxënësi i cili e telefonoi në orët e para të mëngjesit.
“Një prind i një nxënësi më mori në orën 6, thash mos ishte një shaka. Sipas fjalëve ka bërë dush dhe e ka zënë korrenti nga shkarkimi elektrik. E ka gjet bashkëshorti pasi është kthyer vonë nga puna. Ai kthehet gjithmonë në orën 11. E ka çuar në gjendje jete në spital, por fati i keq i asaj, nuk mbijetoi. Dje ishte pushim, por ajo na mblodhi për keq këtu të shtëpia e saj”, vijon ajo.
Gjeçi humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Bashkëshorti i saj e dërgoi me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dot. Bashkëshorti i saj është pjesë e Forcave të Armatosura dhe shërben në Policinë Kufitare të Durrësit. Ndërsa Gjeci, jepte në shkollën ‘Rrubjekë’ lëndën e Historisë.
ornela gjeci
Aktualitet
23 March 2023, 13:09
Në dosjen e siguruar nga Report Tv për trafikun e drogës në Tiranë ka disa përgjime. Në një momentin është n...
Aktualitet
23 March 2023, 13:01
k.m.
Pamje nga operacioni
TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me mënyrën sesi shpërndahej droga në Tiranë. Në dosjen...
Aktualitet
23 March 2023, 12:47
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka vënë në pranga 9 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, të arrestu...
Aktualitet
23 March 2023, 12:00
k.m.
Pamje nga zonat e shpërndarjes
TIRANË- Zbardhen përgjimet dhe kodet që përdornin anëtarët e dy grupeve kriminale që...
Aktualitet
23 March 2023, 11:56
A.B
Titullari
TIRANË- Titullari i një institucioni kapet në video duke marrë euro në zyrën e tij. Emisioni 'Piranjat' kanë k...
Aktualitet
23 March 2023, 11:40
k.m.
Foto ilustruese
Inspektorati Shtetëror i Punës ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të...
Aktualitet
23 March 2023, 10:56
A.B
Nena e Artjol Ramaj
VLORË- Artjol Ramaj, 29-vjeçari shqiptar rezulton i zhdukur nga që data 2 mars. Valentina Ramaj, nëna e të r...
Aktualitet
23 March 2023, 11:09
f.g
Banorja ne Erseke
ERSEKE- Banorët e Ersekës e kanë përjetuar me frikë tërmetin që i shoqëroi mbrëmë ...
Aktualitet
23 March 2023, 10:32
A.B
Arlind Lagji
TIRANË- Lihet në burg ish-kryedoganieri i Fierit, Arlind Lagji. Këtë vendim e dha ditën e sotme Gjykata e Shkallë...
Aktualitet
23 March 2023, 10:17
I.A
Makina e djegur
DURRËS- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Durrës. Mësohet se mjeti tip 'Benz' &e...