25 February 2023, 09:57
Nga A.B
Foto ilustruese
FIER- Arrestohet Arben Muka, në kërkim Elvir Kananaj. Në kuadër të operacionit “Weekend”, gjatë kontrollit fizik të Mukës u gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e Kananajt u gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal. Policia po punon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre dy personave dhe kapjen e 33-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Sekuestrohen dy pako të mbushura me dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar narkotike heroinë, shuma parash në euro dhe dollarë ( 13 750 euro dhe 400 dollarë) të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
arben muka elvir kananaj
Aktualitet
25 February 2023, 09:35
A.B
Moti
VLORË- Drejtoria Portuale e Vlorës ka dhënë alarmin për përkeqësim të motit përgjatë ditës s&eu...
Aktualitet
25 February 2023, 08:54
A.B
SHBA- Këshilli i Qytetit Peabody votoi pezullimin e lejes speciale të funksionimit të Qendrës Komunitare Shqiptare të Bostonit n...
Aktualitet
25 February 2023, 08:54
A.B
Joy
TIRANË- Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko, e cila ...
Aktualitet
25 February 2023, 08:32
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. 'Dosja.al' ka në faqe të parë detaje nga vras...
Aktualitet
25 February 2023, 07:51
A.B
Makina
TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, p...
Aktualitet
25 February 2023, 07:31
A.B
Autoret
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i ...
Aktualitet
25 February 2023, 07:18
A.B
Reshje
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura që do të gjenerojnë reshje shiu të pakta ...
Aktualitet
24 February 2023, 22:40
a.l
Sondazhi
TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka vënë qytetarët e Tiranës para disa pohimeve në lidhje jetën ...
Aktualitet
24 February 2023, 22:29
a.l
incenerator
TIRANË- 42.3% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për pozicionin e bashkisë Tiranë lidhur me Teatrin Kombëta...
Aktualitet
24 February 2023, 22:11
a.l
Policia
TIRANË- Masat gjatë fundjavës do të shtohen për të shmangur aksidentet. Kështu njofton Policia e Shtetit t...