Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Të dhënat tregojnë gjithashtu një përkeqësim të fortë të treguesit në vitet e fundit. Përqindja për Shqipërinë ishte 33.6% në vitin 2018, ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.

TIRANË- Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura. Në vitin 2024, vetëm 12.6% e popullsisë rezultonte e lidhur me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura, sipas të dhënave të Eurostat. Treguesi mat pjesën e popullsisë së lidhur me sisteme ku ujërat e ndotura i nënshtrohen të paktën trajtimit biologjik, përpara se të shkarkohen në mjedis.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një përkeqësim të fortë të treguesit në vitet e fundit. Përqindja për Shqipërinë ishte 33.6% në vitin 2018, ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.
Krahasuar me vitin 2018, pjesa e popullsisë së mbuluar nga trajtimi i ujërave të ndotura është reduktuar me 21 pikë përqindjeje, ose me rreth 63%.
Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në nivelet më të ulëta. Në vitin 2024, Serbia e kishte treguesin në rreth 15.5%, rreth 3 pikë përqindjeje më të lartë se Shqipëria.
Bosnjë-Hercegovina raportonte një mbulim prej 36.5%, ndërsa në Turqi rreth 61.1% e popullsisë ishte e lidhur me sisteme trajtimi të paktën dytësor.
Diferenca është edhe më e madhe me vendet e Bashkimit Europian. Mesatarja e BE-së arriti në 80.7% në vitin 2023, ose rreth gjashtë herë më shumë se niveli i Shqipërisë në të njëjtin vit.
Në Greqi, treguesi ishte mbi 95%, ndërsa në Gjermani, Holandë, Austri dhe Danimarkë pothuajse e gjithë popullsia është e lidhur me sisteme që kryejnë të paktën trajtim dytësor.
Të dhënat nxjerrin në pah mangësitë e mëdha të Shqipërisë në infrastrukturën e kanalizimeve dhe të përpunimit të ujërave të ndotura. Kapacitetet ekzistuese të impianteve vlerësohen të pamjaftueshme për të mbuluar popullsinë urbane, ndërsa një pjesë e tyre kanë funksionuar nën kapacitet ose kanë qenë jashtë pune.
Kjo rrit rrezikun që një pjesë e madhe e ujërave të përdorura të shkarkohet pa trajtimin e nevojshëm, duke shtuar presionin mbi lumenjtë, liqenet dhe zonat bregdetare.
Për vite me radhë, investimet publike në nivel qendror dhe vendor janë orientuar kryesisht drejt projekteve me efekte të menjëhershme vizuale, si sheshe, fasada, apo rrugë urbane, ndërsa investimet nën tokë, tek rrjetet e kanalizimeve dhe impiantet e pastrimit janë konsideruar nga pushteti qendror dhe vendor si projekte që nuk duken dhe nuk sjellin përfitime të shpejta elektorale.
Në të shumtën e rasteve janë investuar miliona euro për asfaltimin e rrugëve apo hapjen e blloqeve të reja banimi, pa u shoqëruar njëkohësisht me shtrimin e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve. Kjo ka sjellë situatën absurde ku rrugët e reja ribëhen copë-copë pak vite më vonë vetëm për të kaluar tubacionet e ujërave të zeza./MONITOR
pamjet TIRANË- Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga moti kryesisht i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme ...
Foto ilustruse MIRDITA- Një akisident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë. Një&...
Pamje EKUADOR- Një operacion i përbashkët i autoriteteve të Ekuadorit dhe Spanjës ka çmontuar një rrjet të m...
Foto ilustruse DURRËS- Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit, ku një shtetas...
Uljan Shpataraku VLORË- Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një hotel në Dhërmi, ku është përfshi...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata u mblodhën s...
Protesta në Tiranë (foto ilustruese) TIRANË- Dita e 68-të e protestës ka vjuar me fjalimet e të pranishmëve të...
Saimir Rosales Rodriguezdo TIRANA- Shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguezdo, i dënuar me 14 vite burg pas hetimeve të SPAK, ësht&e...
Ish-luftëtari i UÇK-së TIRANË- Protesta qytetarë në Tiranë shënon ditën e sotme ditën e 68-të...
Foto ilustruse TIRANA- Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, ndërsa gjatë 12 orëve të fundit jan&e...