Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Hetimet, të nisura në vitin 2024 zbuluan se droga nisej nga porti i Guayaquil drejt porteve spanjolle të Málaga, Algeciras dhe Valencia dhe fshihej në ngarkesa eksporti.
EKUADOR- Një operacion i përbashkët i autoriteteve të Ekuadorit dhe Spanjës ka çmontuar një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke sekuestruar 21 ton kokainë dhe arrestuar 44 persona. Mediat shkruajnë se rrjeti financohej nga mafia shqiptare, ndërsa një pjesë e investitorëve dyshohet se vepronin nga Dubai.
Hetimet, të nisura në vitin 2024 zbuluan se droga nisej nga porti i Guayaquil drejt porteve spanjolle të Málaga, Algeciras dhe Valencia dhe fshihej në ngarkesa eksporti.
Organizata përdorte kompani fasadë për të kamufluar aktivitetin kriminal. Përveç 21 tonëve kokainë të sekuestruar në Ekuador, Spanjë dhe Brazil, autoritetet konfiskuan edhe mbi 1 milion dollarë cash, të fshehura në një pronë në rajonin La Rioja të Spanjës.
Artikulli i plotë nga PRIMICIAS.es
Autoritetet e Ekuadorit dhe Spanjës kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës në kuadër të operacionit ‘Mondragón’, duke arrestuar 44 persona dhe sekuestruar gjithsej 21 ton kokainë. Sipas hetuesve, operacionet e rrjetit financoheshin nga mafia shqiptare, ndërsa një pjesë e investitorëve vepronin nga Dubai.
Hetimet, të cilat nisën në vitin 2024 dhe u finalizuan më 5 gusht, çuan në arrestimin e 36 shtetasve ekuadorianë dhe 8 shtetasve spanjollë. Sipas Gardës Civile të Spanjës dhe Policisë së Ekuadorit, organizata përdorte portin e Guayaquil, një nga pikat kryesore të nisjes së kokainës drejt Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ngarkesat e eksportit kontaminoheshin me kokainë në Guayaquil dhe më pas transportoheshin drejt porteve spanjolle të Málaga, Algeciras dhe Valencia, ku priteshin nga një rrjet i përbërë nga shtetas spanjollë dhe marokenë. Për të fshehur aktivitetin kriminal, ata kishin krijuar kompani të ligjshme importi.
Përveç 21 tonëve kokainë të sekuestruar në Ekuador, Spanjë dhe Brazil, autoritetet konfiskuan edhe më shumë se 1 milion dollarë amerikanë në para cash, të fshehura në një pronë në rajonin e La Rioja në Spanjë.
Sipas Gardës Civile, organizata kriminale ishte e ndarë në tre degë: Njëra krijonte kompani fasadë në Spanjë për të importuar ngarkesa nga Ekuadori dhe Brazili.
Një tjetër vepronte në Guayaquil, ku kontaminoheshin kontejnerët me drogë. Dega e tretë ishte e vendosur në Dubai, ku, sipas autoriteteve spanjolle, investitorë të lidhur me mafian shqiptare financonin operacionet dhe aktivitetin e kompanive spanjolle.
Arrestimet e para u kryen në mars 2025 në Ekuador, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve u arrestuan në La Rioja, Alicante, Sevilla dhe Cádiz. Autoritetet bllokuan gjithashtu prona të shumta, automjete dhe produkte financiare të lidhura me rrjetin.
Hetuesit theksojnë se ky nuk është rasti i parë ku mafia shqiptare identifikohet si financuese e rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Raporte të inteligjencës kolumbiane kanë sinjalizuar më herët se organizata kriminale me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Spanjë janë kthyer në qendra drejtimi për rrjete që operojnë në Ekuador.
Edhe Policia e Ekuadorit ka deklaruar në raste të mëparshme se trafikantë të njohur me nofkat ‘Pipo’, ‘Gerente’ dhe ‘Marino’ drejtonin aktivitetin e tyre nga Dubai./Dosja.al
Foto ilustruse DURRËS- Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit, ku një shtetas...
Uljan Shpataraku VLORË- Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një hotel në Dhërmi, ku është përfshi...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata u mblodhën s...
Protesta në Tiranë (foto ilustruese) TIRANË- Dita e 68-të e protestës ka vjuar me fjalimet e të pranishmëve të...
Saimir Rosales Rodriguezdo TIRANA- Shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguezdo, i dënuar me 14 vite burg pas hetimeve të SPAK, ësht&e...
Ish-luftëtari i UÇK-së TIRANË- Protesta qytetarë në Tiranë shënon ditën e sotme ditën e 68-të...
Foto ilustruse TIRANA- Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, ndërsa gjatë 12 orëve të fundit jan&e...
Protesta në Tiranë (foto ilustruese) TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë, ka shënuar ditën e sotme ditën e 68-...
Aktivistja TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një aktiviste ka deklaruar n...
Foto ilustruse VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrë...