30 July 2026, 09:36
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists ka publikuar një raport në të cilin del në përfundimin se Shqipëria po përballet me presion të akumuluar ndaj lirisë së medias dhe hapësirës qytetare. Raporti evidenton incedentet e ndodhura muajt e fundit, për të cilën thotë se gazetarët janë përballur me pengim, sulme dhe ndërhyrje të policisë gjatë raportimit. Sipas saj, përdorimi i masave për kontrollin e tubimeve, përfshirë ujin me presion dhe gazin lotsjellës, ka ngritur shqetësime për domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe personave të tjerë të pranishëm në tubime.
Organizata thekson se këto praktika e bëjnë gjithnjë e më sfidues raportimin, pjesëmarrjen paqësore dhe kritikën publike. Ndaj në këtë pikë, ajo u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të garantojnë që gazetarët dhe punonjësit e medias të mund të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt, të hetojnë të gjitha incidentet e raportuara dhe të bëjnë dallim ndërmjet pjesëmarrjes paqësore qytetare dhe veprimeve të paligjshme individuale.
SafeJournalists i bën thirrje gjithashtu Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së dhe misioneve diplomatike në Tiranë që të t’i ngrenë këto shqetësime drejtpërdrejt dhe publikisht me autoritetet shqiptare, të kërkojnë angazhime konkrete dhe ndjekje transparente dhe të monitorojnë ndikimin e akumuluar mbi lirinë e medias. Në fund, ajo kërkon që të vazhdojnë angazhimin me shoqatat e gazetarëve, mediat e pavarura dhe shoqërinë civile, si dhe të mbështesin dokumentimin, ndihmën juridike dhe mbrojtjen e personave që përballen me kërcënime ose presion.
Raporti
Ne, organizatat nënshkruese, shprehim shqetësim serioz për përkeqësimin e lirisë së medias, hapësirës qytetare dhe debatit demokratik në Shqipëri në kontekstin e mobilizimit qytetar të vazhduar, të njohur si Revolucioni i Flamingove.
Gjatë dy muajve të fundit, gazetarët janë përballur me pengim, sulme dhe ndërhyrje të policisë gjatë raportimit. Përdorimi i masave për kontrollin e tubimeve, përfshirë ujin me presion dhe gazin lotsjellës, ka ngritur shqetësime për domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe personave të tjerë të pranishëm në tubime. Procedurat penale të lidhura me protestat kanë ngritur gjithashtu shqetësime për transparencën dhe procesin e rregullt ligjor, ndërsa gazetarë, aktivistë, organizata të shoqërisë civile dhe mbrojtës të mjedisit janë identifikuar publikisht, janë vënë personalisht në shënjestër dhe janë paraqitur si të paguar, të kontrolluar politikisht ose të drejtuar nga interesa të huaja. Pesëmbëdhjetë nga 27 rastet e kërcënimeve dhe sulmeve të regjistruara nga Rrjeti SafeJournalists në vitin 2026 kanë ndodhur vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik. Të marra së bashku, këto praktika e bëjnë gjithnjë e më sfidues raportimin, pjesëmarrjen paqësore dhe kritikën publike. Këto shqetësime mbështeten në dokumentimin e vazhdueshëm dhe paralajmërimet e përsëritura publike të organizatave shqiptare të gazetarëve, mediave të pavarura, grupeve të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.
Çdo akt dhune, kërcënimi ose pengimi ndaj gazetarëve duhet të hetohet, pavarësisht autorit, dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Raste të veçuara nuk duhet të përdoren për të justifikuar ndërhyrjen në raportim, kufizimet ndaj tubimit paqësor ose delegjitimimin e lëvizjeve më të gjera qytetare. Gazetarët dhe punonjësit e medias duhet të jenë në gjendje të raportojnë për tubimet publike, operacionet policore dhe çështje të tjera me interes publik në mënyrë të sigurt dhe pa frikësim, pavarësisht medias ku punojnë, statusit të punësimit ose pozicionit editorial që u atribuohet.
Zyrtarët publikë dhe aktorët e medias kanë një përgjegjësi të veçantë që të mos veçojnë publikisht individë ose organizata, të mos vënë në dyshim legjitimitetin e tyre pa prova dhe të mos e paraqesin kritikën, advokimin qytetar dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë si veprimtari politike ose të paligjshme. Një retorikë e tillë nxit ngacmimin dhe dekurajon pjesëmarrjen në debatin publik.
U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që:
• të garantojnë që gazetarët dhe punonjësit e medias të mund të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt, si dhe që organizatat e shoqërisë civile, mbrojtësit e mjedisit dhe qytetarët të mund të ushtrojnë lirinë e shprehjes dhe të tubimit paqësor pa frikësim
• të sigurojnë që menaxhimi policor i tubimeve të jetë në përputhje me parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe llogaridhënies; të zbatojnë plotësisht Protokollin e Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve; si dhe të garantojnë qasje në ndihmë juridike, ekzaminim mjekësor dhe informacion të qartë mbi arsyet dhe statusin e çdo mase policore;
• të hetojnë pa vonesë, në mënyrë të pavarur dhe transparente, të gjitha incidentet e raportuara që përfshijnë dhunë, kërcënime, pengim, ndalim, keqtrajtim të pretenduar ose përdorim joproporcional të forcës, pavarësisht nëse autori i dyshuar është punonjës policie, pjesëmarrës në protestë, zyrtar publik ose aktor privat; të ruajnë provat përkatëse, të bëjnë publike gjetjet dhe të marrin masa për të parandaluar përsëritjen
• të bëjnë dallim ndërmjet pjesëmarrjes paqësore qytetare dhe veprimeve të paligjshme individuale, si dhe të përmbahen nga vënia publike në shënjestër, etiketimi politik ose ngritja e akuzave të pambështetura ndaj gazetarëve, mediave të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve të angazhuar në debatin publik.
U bëjmë thirrje Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së dhe misioneve diplomatike në Tiranë që:
• t’i ngrenë këto shqetësime drejtpërdrejt dhe publikisht me autoritetet shqiptare dhe të kërkojnë angazhime konkrete dhe ndjekje transparente;
• të monitorojnë ndikimin e akumuluar mbi lirinë e medias, lirinë e shprehjes, tubimin paqësor dhe pjesëmarrjen qytetare, dhe ta pasqyrojnë atë në vlerësimet për shtetin e së drejtës, të drejtat themelore dhe ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
• të vazhdojnë angazhimin me shoqatat e gazetarëve, mediat e pavarura dhe shoqërinë civile, si dhe të mbështesin dokumentimin, ndihmën juridike dhe mbrojtjen e personave që përballen me kërcënime ose presion.
Përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duhet të vlerësohet në bazë të faktit nëse gazetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët mund të mbikëqyrin ushtrimin e autoritetit publik dhe të marrin pjesë në debatin demokratik pa frikë nga dhuna, frikësimi ose hakmarrja.
Do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet dhe të mbështesim gazetarët, punonjësit e medias dhe aktorët qytetarë që përballen me kërcënime, frikësim ose ndërhyrje.
Nënshkruesit
1- Balkan Free Media Initiative (BFMI)
2- European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)
3- European Federation of Journalists (EFJ)
4-Free Press Unlimited (FPU)
5- International Federation of Journalists (IFJ)
6- Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT)
7- Reporters ëithout Borders (RSF)
8- Reporting Diversity Netëork (RDN)
9-SafeJournalists Netëork (SJN)
10-South East Europe Media Organisation (SEEMO)./Dosja.al
shqipëria presion veprim urgjent
Aktualitet
30 July 2026, 09:07
E.d
Rovena Zoto
TIRANË- Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjit...
Aktualitet
30 July 2026, 07:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 61-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eu...
Aktualitet
30 July 2026, 07:31
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë po vijojnë të rriten në segmentin premium, ku në disa prej pro...
Aktualitet
30 July 2026, 07:28
E.d
Foto ilustruse
Digjitalizimi i shërbimeve publike po zgjeron me shpejtësi bazën e përdoruesve mes moshave të reja dhe atyre aktive...
Aktualitet
30 July 2026, 07:25
E.d
Foto ilustruse
Dy nga gjashtë basenet kryesore lumore në vend u klasifikuan në kategorinë më të ulët të cilësi...
Aktualitet
30 July 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Qeveria do të duhet të kryejë një analizë organizative, funksionale dhe buxhetore përpara se të krijoj&eu...
Aktualitet
30 July 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
Qeveria synon të rishikojë kufijtë e shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe njëkohësisht do të...
Aktualitet
30 July 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndru...
Aktualitet
29 July 2026, 22:33
E. D
TIRANË- Protesta e 60-të kundër qeverisë Rama është mbyllur. Në përfundim të protestës, pjesëmarr&...
Aktualitet
29 July 2026, 17:08
Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!
Vera është sezoni i kujdesit, pushimeve dhe momenteve të bukura me familjen. ...