17 May 2026, 20:53
Nga E.d
Foto ilustruse
SERBI- Një lëvizje studentësh që protestojnë kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç për një vit e gjysmë, kanë paraqitur një memorandum për Kosovën, në të cilin refuzojnë pavarësinë e saj dhe kërkojnë gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar.
Mediat serbe shkruajnë se memorandumi i studentëve është publikuar në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale të studentëve. Në memorendumin e tyre thuhet se Kosova konsiderohet pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e Serbisë, ndërsa theksohet se ruajtja e rendit kushtetues serb në këtë territor shihet si garanci për mbijetesën e shtetit serb dhe paqen në rajon.
“Kosova janë pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e Republikës së Serbisë. Ky fakt nuk është vetëm një kategori kushtetuese, por një imperativ historik dhe moral që nuk i nënshtrohet negociatave për thelbin e tij.
Ruajtja e rendit kushtetues të Serbisë në territorin e Kosovës dhe Metohisë është themeli i mbijetesës së shtetit serb dhe një zotim për paqe të drejtë në rajon,” thuhet në një pjesë të memorendumit të tyre.
Studentët kanë paralajmëruar një protestë të madhe në Beograd për 23 maj. Kërkesa e tyre kryesore është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilat pritet të marrin pjesë me të ashtuquajturën listë studentore./Dosja.al
serbi aleksandar vuçiç kosovë
Politike
17 May 2026, 14:42
I.A
Foto ilustruse
Një forum ndërkombëtar i organizuar dje në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkë...
Politike
17 May 2026, 14:16
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar ...
Politike
17 May 2026, 10:36
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme që do të mb...
Politike
17 May 2026, 09:45
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar bashkimin e forcave politike në Kuvend për miratimin e rezolutës lidhur me procesin...
Politike
17 May 2026, 09:43
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për prokurimet publike dhe procesin e digjitalizimit duke theksuar se Shqipëria renditet e p...
Politike
17 May 2026, 08:38
I.A
IZRAEL- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pranë qytetit Beit Shemesh, në ambientet e industrisë shtetëro...
Politike
15 May 2026, 20:30
TIRANË- Pedagogia e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Denisa Kele, ka hedhur akuza të forta ndaj Agjencia Kombëtare e Sho...
Politike
16 May 2026, 20:20
D.S
Edi Rama
TIRANË- Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit në “Syri.net”, lidhur me nisjen e një auditimi në d...
Politike
16 May 2026, 19:10
D.S
foto nga takimi
TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nisur punën për hartimin e Strategjisë Komb&eu...
Politike
16 May 2026, 17:34
D.S
SERBI- Komandanti i Drejtorisë së Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, u arrestua të premten me dyshimin për fshehjen e ...