16 May 2026, 19:10
Nga D.S
foto nga takimi
TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nisur punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 dhe planit përkatës të veprimit.
Përmes një postimi në rrjetin social 'X', ministri Hoxha theksoi se ky dokument mund të realizohet vetëm përmes bashkëpunimit me grupet e interesit dhe faktorin shqiptar në botë.
Bëhet me dije se në javët në vijim, projekti do të bëhet publik për një konsultim të gjerë me qytetarët dhe organizatat, me synimin që të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e diasporës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
"Samiti i IV-të i #Diasporës la pas disa detyra të rëndësishme. Një prej tyre është hartimi i #Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, së bashku me planin përkatës të veprimit.
Pikërisht në kuadër të këtyre përpjekjeve shumëplanëshe, dhe në përputhje me sugjerimet e rekomandimet e paraqitura gjatë dhe pas Samitit, të cilat po reflektohen në projektin përfundimtar të Strategjisë, javën e kaluar zhvilluam një takim të frytshëm me Grupin #Ndërinstitucional të Punës.
Diskutime të tilla marrin vlerë reale kur zhvillohen, sikurse po bëjmë, së bashku me grupet e ndryshme të interesit dhe orientohen drejt objektivave konkrete: promovimit të #investimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të #gjuhës, kulturës dhe #identitetit kombëtar, si edhe forcimit të bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.
Vetëm përmes këtij bashkëpunimi do të mund të krijojmë mekanizma efektivë për angazhimin e profesionistëve shqiptarë në diasporë, si dhe për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe inovacionit në funksion të zhvillimit të Shqipërisë.
Në javët në vijim, dokumenti do të bëhet publik për konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit, me synimin që Strategjia të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e shqiptarëve, kudo që jetojnë.
Kontributi i gjithkujt është i mirëpritur.
Pasi vetëm të gjithë së bashku, në atdhe dhe në Diasporë, si dhe në bashkëpunim edhe me partnerët tanë #ndërkombëtarë të përfshirë në këtë proces, mund të ndërtojmë një Strategji që përcakton, në një nivel më ambicioz, drejtimet kryesore të bashkëpunimit me diasporën shqiptare në planin institucional, ekonomik dhe social, edhe në shërbim të objektivit tonë madhor kombëtar, antarësimi në #BashkiminEvropian.", shkruan Hoxha./Dosja.al
ferit hoxha ministri hoxha
Politike
16 May 2026, 17:34
D.S
SERBI- Komandanti i Drejtorisë së Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, u arrestua të premten me dyshimin për fshehjen e ...
Politike
16 May 2026, 17:33
D.S
KQZ
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkë...
Politike
16 May 2026, 14:57
D.S
lefter koka
TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit ndaj ish-ministrit Lefter Koka nuk mund të zbatohet për ta...
Politike
16 May 2026, 13:43
D.S
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Një komentue...
Politike
16 May 2026, 12:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet soc...
Politike
16 May 2026, 12:45
E. D
Edi Rama, Gorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka njoftuar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anët...
Politike
16 May 2026, 12:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se PD mbështet procesin e integrimit, por nënvizoi se ai duh...
Politike
16 May 2026, 12:36
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çdo sakrificë e protestuesve, përfshirë për...
Politike
16 May 2026, 12:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një “diktatu...
Politike
16 May 2026, 11:55
E. D
TIRANË- Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi...