29 March 2025, 20:43
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Nga prilli, rryma në Kosovë mund të rritet për 15 për qind. Por, kjo rritje nuk do të vërehej vetëm në fatura, do të kishte efekte zinxhirore në gjithë ekonominë.
Aktualisht nëse shpenzoni deri në 800 kilovat rrymë në muaj, paguani 7.79 centë gjatë ditës. Me rritjen e paralajmëruar, çmimi do të shkojë në 8.96 cent. Për ata që i tejkalojnë 800 kilovat, çmimi është më i shtrenjtë, mbi 14 centë për kilovat.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë thotë se shtrenjtimi është i pashmangshëm. Prodhojmë e pak, konsumojmë e shumë dhe jemi të varur shumë nga importi.
Sektori i Amvisërisë shpenzon deri në 65 përqind të rrymës së konsumuar në Kosovë. Për përdorim komercial shpenzohet në 21 për qind, ndërsa për sektorin e industrisë vetëm 7.5 për qind.
Kosova nuk arrin t’i mbulojë vetë nevojat e saj me energji. Termocentralet Kosova A dhe Kosova B janë të vjetra dhe joefikase. Kjo i godet drejtpërdrejt bizneset, sidomos ato prodhuese. Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në rast të shtrenjtimit për 15 për qind.
Përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë se me shtrenjtimin e rrymës, do të rriten edhe çmimet e produkteve esenciale, bukës, qumështit e vajit. me rritjen e vazhdueshme të çmimeve që nga shpërthimi i pandemisë Covid 19 dhe luftës në Ukrainë, qytetarët janë të shqetësuar për një valë të re shtrenjtimesh.
Në qershor pritet edhe një ndryshim. Kompanitë e mëdha mund të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me rrymë dhe të dalin në treg të hapur si pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë.
Afaristët thonë se ky tranzicion mund të nënkuptojë qimime më të larta të rrymës, mbi 50 centë për kilovat dhe rrjedhimisht edhe shtrenjtim të çmimeve të produkteve. Odat ekonomike kërkojnë që ky proces të shtyhet, duke argumentuar se vendi ende nuk është gati. Por ZRRE-ja këmbëngul se tregu është i përgatitur dhe se do të mbikëqyret rreptësisht./REL
cmimi i energjise elektrike ne kosove
Aktualitet
29 March 2025, 18:08
B.Z
Ambasada
TIRANË - Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme një tjetër paralajmërim për të gjithë qytetarë...
Aktualitet
29 March 2025, 17:12
B.Z
Policia
LEZHË - Një shpërthim me lëndë plasës është regjistruar këtë të shtunë në Lag...
Aktualitet
29 March 2025, 16:53
B.Z
Amarildo Vllazeria
BELGJIKË - Ish-kryetari i komunës Mortsel në Belgjikë, Amarildo Vllazeria i cili u arrestua të martën p&eu...
Aktualitet
29 March 2025, 16:38
Auron Tare
Foto ilustruese
TIRANË - Një mëngjes i bukur, plot dritë dhe diell, i pasuar nga një erë e freskët, shihte grumbullimin ...
Aktualitet
29 March 2025, 15:25
Dosja.al
pamje nga zona ku pritet te ngrihet pallati
TIRANË- Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligjin ka shpërthyer në z...
Aktualitet
29 March 2025, 15:06
B.Z
Foto ilustruese
ELBASAN - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Elbasan pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndrysh...
Aktualitet
29 March 2025, 14:32
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRIA- Media britanike "The Telegraph" i ka kushtuar së fundmi një artikull turizmit në vendin tonë. "Th...
Aktualitet
29 March 2025, 14:33
E. D
Fortlumturia e Tij Joan, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
VATIKAN- Teksa Fortlumturia e Tij Joana u kuror&...
Aktualitet
29 March 2025, 13:58
B.Z
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Kolumbia, Brazili dhe Vietnami janë tre prodhuesit më të mëdhenj të kafesë në ...
Aktualitet
29 March 2025, 13:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga pl...